Panorama Sport (Albania)

“Dy pikë të humbura, s'mund të gabojmë më”

-

Dy nga pesë ndeshje e fundit në shtëpi të barazuara, pa harruar edhe humbjen me Fiorentinë­n. Duket se pas bëmave në Europë, Milani po e humbet përsëri toruan. Stefano Pioli garanton se nuk do të ketë një krizë tjetër, teksa në konferencë për shtyp premtoi kthesën që në fundjavë kundër Udinezes.

Mos menduat se e fituat që kur shënuat golin?

Jo, por duhet pranuar se Salernitan­a na krijoi jo pak probleme. Në gabuam, sepse duke vajtuar në avantazh duhet të bënim më tepër për të fituar ndeshjen. Pas barazimit situata u ndërlikua dhe për ne janë dy pikë të humbura.

Mendoni se ju ka hutuar Champions-i?

Nëse duam të jemi një ekip i madh duhet të tregojmë vlerën tonë sa herë zbresim në fushë. Nuk ka rëndësi kë kemi përballë, sepse çdo sfidë duhet përballur me të njëjtën frymë. E dinim që do ta kishim të vështirë dhe fakti që barazuam tregon se kemi nevojë të rritemi.

Sa mund t'ju ndihmojë Ibra e Leao në të tilla situata?

Vlerat e tij nuk diskutohen. E kërkuam me topa të gjatë dhe do të përpiqemi që ndaj Udinezes të gjejmë të tjera zgjidhje, që mund të na çojnë te goli. Sa për Leaon, nuk mendoj se po e kushtëzon situata rreth rinovimit. Ai duhet të mendojë për ndeshjet dhe të fokusohet në dinamikat e tyre. Jemi një skuadër që ndërton shumë, por që nuk godet sa duhet.

Çfarë dallimesh ka kjo skuadër me atë që fitoi titullin?

Jemi të bashkuar si gjithmonë. Ka ndryshuar që ne nuk po gjejmë vazhdimësi­në që na nevojitet në kampionat. E njëjta gjë vlen edhe për të tjerët, përveç Napolit. Po bëjmë më mirë, por duhet të rritemi shumë, sidomos në aspektin mendor. Duhej të kishim përfituar nga entuziazmi i Champions-it.

A nxorët ndonjë mësim pozitiv nga ky barazim?

Dëshira për t'u përpjekur për ta fituar deri në fund. Por e përsëris se jemi të zhgënjyer, sepse mund të bëjmë shumë më mirë. Pas golit të parë, duhej të bënim më mirë. Me rastin e golit të pësuar mund të kishim bërë gjithashtu diçka më tepër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania