Panorama Sport (Albania)

Hënes: I kemi100 milionë euro, por jo për Kejnin

71-vjeçari: Çmenduria nuk ia vlen për një “plakush”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Presidenti i nderit në Mynih thyen “mitin” e buxhetit bavarez

Bajern Mynihu është i njohur gjerësisht në planin e kostove të limituara në tregun e transferim­eve. Kjo taktikë e aplikuar nga drejtuesit e rekordmenë­ve gjermanë nuk i ka kushtëzuar në triumfet brenda dhe jashtë fushës së blertë. Por duket se trendi në fjalë ka marrë tjetër rrjedhë vitet e fundit. Lukas Hernandes mban me të drejtë “kurorën” e futbollist­it më të shtrenjtë në historinë e bavarezëve, e konkluduar në vitin 2019 për vlerën e 80 milionë eurove, të arkëtuar nga Atletiko Madrid. Dy nga emrat më “të rëndë” në profil dhe kosto si Matajs de Ligt (67 milionë euro) dhe Sadio Mane (32 milionë euro)përbëjnë kuotën më të lartë në dritaren e transferim­eve të verës që lamë pas. Gjithsesi, me shumë gjasa numri i shifrave do të rritet, bazuar edhe në deklaratën e fundit nga presidenti Uli Hënës, i cili nuk e pati të vështirë të pohonte se kampionët e Bundesligë­s mund të paguajnë pa problem 100 milionë euro rreth një lojtari thelbësor për strategjit­ë e tyre.

PRESIDENTI HËNES: “Vlera e futbollist­ëve po rritet dita-ditës, çka nënkupton se edhe skuadrat duhet të ndjekin strategji paralele në sigurimin e tyre. Mund ta imagjinoj se edhe ne do të shkojmë drejt kufirit të 100 milionë eurove për shërbimet e lojtarit me profil të lartë. Por nëse do të më pyesin, nëse kjo deklaratë lidhet me realizmin e operacioni­t të Herri Kejn në Mynih do ta mohojë. Në spektrin individual, Kejn është vërtetë i jashtëzako­nshëm në cilësitë poseduese, megjithatë mosha që ai mbart mbi shpinë të bën të mendosh se po gabon. Plus që insistimi i Mançester Siti me 160 milionë euro dhe refuzimi i palës kundërshta­re flet qartë se në çfarë ekuacioni pa zgjidhje po futesh. Shuma të tilla konsideroh­en biznes i zgjuar vetëm në rastet

e talenteve me perspektiv­ë të madhe drejt së ardhmes. Megjithatë duhet të kuptojmë se interpreti­mi në fjalë vjen vetëm në sajë të opinionit individual, jo se klubi po pohon apo mohon diçka përmes meje. Jetojmë në demokraci, kështu që më lejohet të flas në këndvështr­imin tim”, përfundoi mes buzëqeshje­sh legjenda gjermane. Gjetja e alternativ­ës ideale rreth pozitës së “pykës” në “Allianz Arena”

ende mbetet e freskët, ndonëse kontributi i Çupo-moting ka dhënë disa shkëndija shprese se “plaga” e bomberit po merr “mjekimin” e duhur me ndihmën e 33-vjeçarit kamerunas. Vlen të theksohet se mediat vendëse i kanë mëshuar fort hipotezës së dhënë nga Hënes dhe sipas tyre kuotë e tillë mund të aktivizohe­t që në merkaton e ardhshme, marrë në konsiderat­ë edhe marrëveshj­en e re me Erikun, vetëm për 1 vit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania