Panorama Sport (Albania)

Formacioni më i shtrenjtë i globit, Bundesliga dominon

Seria A në pikiatë, asnjë mes kësaj njëmbëdhje­tësheje

-

Kostoja e lojtarëve pëson ndryshime çdo muaj dhe shumë klube në nivel mesatar fërkojnë duart kur afrohet sezoni i merkatos, e përkthyer me sigurimin e mbushjes së financave. Gjithmonë e më tepër “aktorët” në fushën e blertë po marrin përmasa stratosfer­ike në treg. Më poshtë po ju prezantojm­ë me formacioni­n më të shtrenjtë sipas mediumit ekspert mbi vlerësimin e tyre, “transferma­rkt”. Ajo se çfarë të bën më tepër përshtypje është impakti i futbollist­ëve nga Bundesliga. Shpesh pohohet me të drejtë se liga gjermane mbart nuancat e një kampionati dytësor, aty ku hegjemonia e Bajernit nuk është vënë në diskutim 10-vjeçarin e fundit. Megjithatë, kampionati në fjalë ia ka dalë të ketë numrin më të lartë përfshirës në të(4), e ndjekur nga Premier Liga(3), La Liga (3) dhe Ligë 1 (1), e për pasojë duke prezantuar se çështja “titull” është vërtetë e nxehtë mes Bajern-dortmund. Seria A vazhdon të vuajë mungesën e “yjeve faraonikë” në spektrin e vlerës, ndonëse Napoli dhe Interi po bëjnë mirë me lojë dhe rezultat jo vetëm brenda Italisë. PORTA-TIBO Kurtua gëzon flamurin

Formacioni më i shtrenjtë sipas

“transferma­rkt” (3-2-3-2) e gardianit në këtë kategori. Belgu mban në “etiketë” shumën e 60 milionë eurove. MBROJTJA-GVARDIOL-DE Ligt përbëjnë binomin e repartit difensiv, të mbështetur nga Ruben Dias. Ndikimi i Bundesligë­s evidentohe­t me Jaskon dhe Matajs si kolona në qendër të zonës së rreptësisë. MESFUSHA-XHAMAL Musiala dhe Xhud Bellingam plotësojnë “pokerin” e flamurtarë­ve nga Gjermania, duke i lënë vend “magjistari­t” Pedri dhe “raketës” Vinicus. Fill Foden s’kishte se si të mungonte. Sulmi-mbape-haland jo pa të drejtë konsideroh­en si profetët e rinj të futbollit. “Transferma­rkt” nuk i ka vendosur vetëm në majë të sulmit, por njëkohësis­ht edhe atë të çmimit. Shuma totale kap kuotën e 1.17 bilionë eurove, vështirë ta ndash mes të frikshmes dhe të jashtëzako­nshme, pasi disa mund të konsideroh­en me fat që i kanë në gjirin e tyre e të tjerë duhet të mendohen mirë përpara së të vendosen në veprim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania