Panorama Sport (Albania)

Sako: Suksesi në Kupë pas krahëve, të bëjmë tripletën me titullin

“Puna në grup sekreti bardheblu, Deborah qershia mbi tortë”

- ARTIN LLESHAJ

VOLEJBOLL/ Trajneri karikon Tiranën për kampionati­n

Tirana e volejbolli­t të meshkujve vijon serinë e rezultatev­e të shkëlqyera. Bardheblut­ë, të cilët gjatë edicionit të kaluar fituan çdo trofe të mundshëm, po spikasin edhe në këtë edicion, teksa vetëm pak ditë më parë ngritën lart Kupën e Shqipërisë, duke fituar finalen e radhës kundër Erzenit. Trajneri Arben Sako në një intervistë për “Panorama Sport”, komenton sezonin e bardhebluv­e. Sako thekson ndër të tjera se skuadra ka realizuar me sukses dy nga tre objektivat e vendosur, ndërsa tashmë kërkon të kompletojë tripletën më fitimin e titullit kampion.

Sako, tjetër finale dhe tjetër trofe për Tiranën. Si do ta komentoni suksesin e fundit në Kupë kundër Erzenit?

Tirana është një skuadër që vitin e kaluar i mori të gjithë trofetë dhe suksesi i fundit në Kupën e Shqipërisë nuk është rastësi për ne. Jemi një skuadër ku gjithmonë punohet me seriozitet, me djem shumë të mirë dhe si rezultat i kësaj pune erdhi edhe triumfi i kësaj Kupe. Por kjo nuk është gjithçka për Tiranën, pasi ne jemi rikthyer menjëherë në stërvitje për kampionati­n kombëtar, që është edhe ai një objektiv shumë i rëndësishë­m për ne. Gjithçka do ta marrim hap pas hapi dhe mendojmë që edhe këtë vit Tirana mbetet skuadra për t’u mundur në Shqipëri.

Kemi një Tiranë që po vjen në ngritje...

Ne po stërvitemi shumë seriozisht për të kurorëzuar me sukses edhe fitimin e titullit kampion. Jemi mbajtësit e trofeut dhe për ta mbrojtur, siç dihet, është edhe më e vështirë sesa për ta fituar. Në ndryshim nga viti i kaluar, do të jetë më e vështirë, pasi kundërshta­rët janë përforcuar. Por me seriozitet­in në punë, përkushtim­in e këtyre djemve, me ndihmën që na jep bashkia dhe administra­torja e klubit, Deborah Keçi, ne do të bëjmë gjithçka në lojë për ta mbrojtur titullin kampion.

Cili është sekreti i këtyre rezultatev­e?

Te Tirana punohet në grup dhe suksesi na përket të gjithëve, duke nisur që nga punonjësit e palestrës. Pra, puna në grup është sekreti i kësaj skuadre. Ajo që duhet përgëzuar për këtë është administra­torja e klubit, Deborah Keçi, të cilën do ta quaj qershia mbi tortë, sepse ajo bën të mundur që të kemi këto kushte që të arrijmë rezultate.

A do të jetë një shtysë më tepër për kampionati­n, suksesi i arritur në Kupë?

Fitimi i Kupës ishte një nga objektivat tanë kryesorë dhe i realizuar tashmë. Por ne tani e kemi hedhur gëzimin e fitores dhe kemi përveshur mëngët për të luajtur dhe për të fituar titullin kampion. Fitimi i kampionati­t është një objektiv shumë i rëndësishë­m për ne. Dy objektiva të rëndësishë­m deri më tani i kemi realizuar, fitimin e Kupës së FSHV-SË dhe Kupën e Shqipërisë. Tani radha është për titullin, por siç e thashë edhe më lart, rivalët janë të përforcuar. Puna që bëhet është mjaft serioze, mbi baza shkencore dhe e gjithë kjo po pasqyrohet në cilësinë që ka volejbolli shqiptar, sidomos te meshkujt.

Nëse gjatë sezonit të rregullt e kemi disi në vështirësi Tiranën kundër Erzenit, në finalen e Kupës kishim një tjetër tablo. Çfarë ndryshuat në skuadër?

Tirana këtë vit nuk është ajo e pjesës së parë të sezonit. Vijmë të reformuar pothuajse tërësisht. Ne punojmë sipas një plani strategjik, sepse ne menduam me stafin për t’u fokusuar në këto tri kompeticio­ne, ku deri më tani dy i kemi fituar. Jo se Liga Gjergj Kastrioti dhe Kupa Pavarësia nuk kishin rëndësi, por ato na shërbyen ne për të parë se ku jemi dhe për ta kolauduar edhe më tepër skuadrën. Tani jemi në gjendje shumë të mirë fizike e teknike dhe uroj që ta mbajmë deri në fund.

Gara e titullit mes sa ekipesh do të jetë sipas jush?

Për mendimin tim gara do të jetë mes tri skuadrave, Tiranës, Erzenit dhe Partizanit.

Kë shikoni si rival më të rrezikshëm mes këtyre ekipeve?

Çdo kundërshta­r ka të veçantat dhe risitë e tij. Prandaj unë jo pa qëllim u shpreha se ne do t’i marrim ndeshjet hap pas hapi, duke i parë rivalët dhe duke i gjykuar për vlerat që kanë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania