Panorama Sport (Albania)

Vllaznia nuk njeh rivalë, tjetër triumf dyshifror

-

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka zhvilluar të dielën katër ndeshje të javës së 11-të, ndërsa takimi Apolonia– Partizani është shtyrë për shkak të impenjimev­e të futbollist­eve me ekipet kombëtare. Vllaznia–teuta – Shkodranet kanë regjistrua­r goleadën e radhës në kampionat, teksa këtë herë kanë mundur Teutën në shifrat 13-0. Vllaznia, jo vetëm që nuk po njeh rivalë, por marshon qetësisht drejt vulosjes së titullit të 10-të radhazi. Të dielën në fushën sportive “Reshit Rusi” vajzat kuqeblu bënë çfarë deshën në fushë. 6 gola për Megi Doçin, dopieta për Esmeralda Franjën dhe Luçie Gjinin. Por kanë firmosur emrat si golashënue­se edhe Arlinda Kodra, Alkeda Vruçaj, Aldena Mustafaj, ku 5 gola u shënuan vetëm në pjesën e parë. Pas javës së 11-të Vllaznia kryeson me pikë të plota, ndërsa vazhdon ta mbajë portën për paprekur.

KINOSTUDIO–TIRANA – Vajzat bardheblu kanë marrë një fitore tenistike në derbin e luajtur në Kamzë 6-0 kundër Kinostudio­s. Këto të fundit u paraqitën dobët, ndërsa vuajtën dhe mjaft mungesa titullares­h. 4 gola shënoi Anela Vishkulli, tre që në fraksionin e parë. Ndërsa dy golat e tjerë për Tiranën i realizoi Jehona Coka.

KUKËSI–LAÇI - “Derbi shkodran”, mes ekipeve që kanë ndryshuar emrat, Murlani e Atletik, duke u quajtur përkatësis­ht Kukësi e Laçi, është fituar nga skuadra kurbinase me rezultatin 5-0. Ekipi i drejtuar nga Elis Legata ka dominuar, ku protagonis­te kryesore ishte Samela Markaj që shënoi tre gola. Dy golat e tjerë mbajnë emrat e Erilda Kurbashës dhe kapitenes Fabiola Caka.

SKËNDERBEU–LUSHNJA - Më në fund Skënderbeu ka dalë në sipërfaqe pas penalizmit me 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës. Tashmë me dy fitore, korçaret kanë arritur të shkojnë në 3 pikë. Skënderbeu triumfoi me vështirësi 2-1 kundër Lushnjës pa trajner. Myzeqaret kanë luajtur më mirë se çdo herë tjetër, por as kësaj radhe nuk mundën të provonin shijen e pikës së parë. Një humbje me dinjitet pasi fitorja e korçareve ishte me rezultat të ngushtë dhe erdhi nga përmbysja. Të parat shënuan lushnjaret me anë të Enxhi Tashit në minutën e 17-të, gëzimi zgjati veçse dy minuta, teksa Emanuela Malaveci solli barazimin në të 19ën, ndërsa për fitoren mendoi si gjithmonë Eleni Kullira që vulosi fitoren e dytë sezonale për korçaret. A.DUSHKU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania