Panorama Sport (Albania)

Mbahet trofeu “Dita e Verës”, dyrrotakët e bëjnë festë në Elbasan

-

Federata Shqiptare e Çiklizmit, në kuadër të kalendarit sportiv 2023, vijon garat e sezonit. Të dielën në Elbasan u zhvillua gara “Trofeu i Ditës se Verës”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja. Në ketë event, Federata Shqiptare e Çiklizmit ka marrë iniciativë të rëndësishm­e, ku në çdo qytet që do të organizohe­t një garë çiklizmi do të mbillet një pemë, kjo nismë shërben për të sensibiliz­uar të gjithë të rinjtë që merren me sportin e çiklizmit dhe për të pasur një jetë të shëndetshm­e. Në fillim të aktiviteti­t, Akademia Olimpike Shqiptare ka zhvilluar “Ditën Olimpike” duke performuar me nxënësit e shkollave të Elbasanit. Më tej ishte radha e garave, teksa në orën

11:00 ka startuar zyrtarisht ajo për kategorinë Kadetë. Pas përfundimi­t të 5 xhirove cirkuit në qytetin e Elbasanit, vendin e parë e zuri sportisti Mikail Pali i Klubit sportiv Skënderbeu. Për kategorinë

Juniorë, pas 10 xhirove cirkuit, i pari në finish mbërriti sportisti Emil Priftaj i ekipit të Tiranës. Kategoria Elitë/u-23 pati një rivalitet të lartë, ku pas 10 xhirove cirkuit vendin e parë e fitoi sportisti i Tiranës,

Lukas Sulaj Kloppenbor­g. Ndërsa në radhët e femrave triumfoi Klea Shehaj. SKËNDER ANXHAKU – “Falënderoj Komitetin Olimpik dhe Akademinë Olimpike pasi sollën këtu sot edhe flakën olimpike dhe përfitoj nga rasti të falënderoj edhe Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve për mbështetje­n që na kanë dhënë”, deklaroi ndër të tjera për “RTSH Sport” presidenti i FSHÇ-SË Skënder Anxhaku. “Ishte një garë shumë e fortë. Kisha rivalë gjatë garës dhe më pëlqeu shumë kompeticio­ni”, u shpreh Lukas Sula Kloppenbor­g pas fitores së garës. Ndërsa Emil Priftaj e komentoi kështu triumfin: “Rivali më bëri që të jepja më të mirën gjatë garës”. Kështu, Elbasani ka nisur ngritur siparin e festimeve me eventin e çiklizmit, ndërsa gjithçka do të kulmojë sot me festën e madhe “Dita e Verës”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania