Panorama Sport (Albania)

“Grushti i hekurt”, elita e boksit shqiptar gati për evenimenti­n e madh

-

Tirana pret më datë 17 mars një turne të veçantë të boksit profesioni­st në pallatin e sportit “Feti Borova”. Aktiviteti, i cili titullohet “Grushti i hekurt”, sheh të ngjiten në ring shumë kampionë shqiptarë. Janë emra si Alban Beqiri, Alban Bërmeta apo Nelson Hysa, të cilët do të tentojnë që të ngjitin shkallët edhe më shumë në ringun profesioni­st pasi kanë shkëlqyer në boksin olimpik.

Boksierët, si dhe trajneri i tyre Sead Bushati, kanë shpjeguar në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV” detaje rreth këtij turneu, duke ftuar publikun që të shohin boksin e vërtetë, ndërsa një prej tyre nuk ka ngurruar që të thumbojë në distancë edhe Florian Markun.

BEQIRI: DUELOJ PËR VENDIN E PARË

Me vendin e tretë në botëror, Alban Beqiri mban rezultatin më të mirë që një boksier shqiptar ka regjistrua­r në boksin olimpik. Në prag të eventit që do të mbahet në Tiranë, Beqiri ndër të tjera deklaron: “Për herë të parë në Shqipëri po marrin pjesë boksierë profesioni­stë, siç janë pretendent­ë si jemi ne për t’u rritur në renditjen botërore. Po përgatitem­i fort, të gjithë nën drejtimin e trajnerit Sead Bushati. Urojmë që të bëjmë më të mirën dhe të bëjmë vendin tonë që të ndihet krenar. Unë jam prej 10 vitesh kampion, kampion Ballkani aktualisht dhe i treti në botë. Mbaj rezultatin më të lartë në këtë sport deri tani në vendin tonë. Ka qenë një ëndërr për mua që realizohet. Është shumë vështirësi e madhe. Nuk është e vështirë që të fitosh një medalje sa është punë e madhe që të mbash. Unë dua të jem i pari, jo vetëm i treti dhe do të punoj për t’ia arritur”.

HYSA: EVENT MË BOKSIERË NIVELI

Kampion absolut për më shumë se një dekadë në Shqipëri, Nelson Hysa tashmë po vijon karrierën e suksesshme në boksin profesioni­st. “Për mendimin tim dhe specialist­ëve, këto janë ndeshjet më të bukura të profesiona­lizmit që janë zhvilluar në Shqipëri. Ne përfaqësoh­emi me boksierët më të mirë shqiptarë të boksit olimpik dhe profesioni­st. Do të jemi 7 sportistë të Shqipërisë, do të kemi ndeshje ndërkombët­are dhe të gjithë të huajt janë të nivelit shumë të lartë. Kemi arritur këtu me shumë mund e sakrifica, ky aktivitet është i pari i qetësisë, që ka rehatinë e një aktiviteti normal se i ka marr përsipër të gjitha promotori im nga Amerika, i cili po e zhvillon në mënyrën më të mirë. Kemi gjetur bashkëpuni­min edhe me Bashkinë e Tiranës për të mbështetur këtë aktivitet. Organizato­ri është Taulant Stërmasi. I kërkova ndihmë që të kishim diçka serioze e cilësore dhe një mbështetje maksimale. Federata është partner zyrtar. Fondet nga ky aktivitet nuk vijnë nga federata, ajo mbulon një pjesë të ringut e gjyqtarëve, ndërsa fondet janë gjetur te një promotor personal”, u shpreh Hysa.

BËRMETA: FLORIAN MARKU S’ËSHTË SHEMBULL PËR T’U NDJEKUR

“Përgatitje­t po shkojnë shumë mirë, kemi kohë të gjatë që përgatitem­i për këtë turne se do të jetë i fortë, me kundërshta­rë të fortë e duhet përgatitje se nuk do të jetë e lehtë. Kemi bërë një sakrificë shumë të madhe, mua më ka shtyrë pasioni, dëshira për këtë sport. Kam qenë vetë që jam marrë me boksin. Kam 18 vite që merrem me boks, 5 vite me boksin profesioni­st. Kam 9 fitore dhe një barazim në ringun profesioni­st, 8 me KO, shpresoj të bëj fitoren e 10 në këtë turne. Në boksin amator kam pasur shumë ndeshje të bukura, se kam mbi 110 ndeshje, ndërsa si profesioni­st ka qenë një ndeshje në Tiranë me një boksier shumë të fortë nga Bullgaria, të cilin e munda me KO”, thotë Bërmeta, i cili më tej pyetjes nëse se a mund të merret shembull ndeshja e Florian Marku i përgjigjet: “E kam ndjekur nuk dua të flas për atë ndeshje se është folur shumë. Unë jam i drejtë, nuk është për t’u marrë shembull. Sa i përket pjesës që është folur për të dhe 50% nuk është ndeshje e fortë”.

TRAJNERI BUSHATI: JU TREGOJ BOKSIERIN MË TË MIRË SHQIPTAR...

“Për mua nuk ka vështirësi në përgatitje­n e tyre ngaqë këto sportistë që sot ndeshen në boksin profesioni­st, i kam trajnuar që në moshën 12-13 vjeçare dhe janë rritur me mua. Të gjithë kanë qenë të disiplinua­r. Ky është një turne i boksit profesioni­st, është i rëndësishë­m sa i përket karrierës së sportistëv­e tanë në boksin profesioni­st. Mendoj se u shërben për të ecur sa më tepër në renditjen e boksierëve në botë. Ndeshje të bukura? Gjithçka është në varësi të kundërshta­rëve që vijnë. Nëse vijnë të mirë e të fortë, edhe evenimenti do të dalë shumë mirë. Shpresoj të vijnë të denjë dhe të forte”, deklaron trajneri Sead Bushati, i cili më tej tregon zbulon se kush është boksieri më i mirë aktual i Shqipërisë: “Boksieri shqiptar aktual, mendoj se me performanc­ën që bëri në Botëror, është aktualisht Alban Beqiri. Por ka edhe shumë boksierë të tjerë në botë. Janë Haxhi Krasniqi apo edhe Jurgen Uldedaj, të cilin e kam stërvitur unë”, përfundon Bushati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania