Panorama Sport (Albania)

Kuafilikmi një formalitet, Tirana fiton... të rinjtë

- OLSI AVDIAJ

Tirana barazon me Kas triotin në sfidën e dytë të Kupës së Shqipërisë në një ndeshje ku miqtë shënojnë dy gola, edhe pse me 10 veta, ndërsa kampionët në pjesën e dytë fusin katër lojtarë nga akademia. Kjo është përmbledhj­a e sfidës së dytë çerekfinal­e e Kupës së Shqipërisë. Tirana me rezultatin e përgjithsh­ëm 6-3 shkon në gjysmëfina­le, duke treguar se luan për tre trofetë. Nga ana tjetër, miqtë paraqiten shumë mirë dhe tregojnë karakter në ndeshjen e pestë që luajnë në inferiorit­et numerik. NDESHJA - Shehi e nis me formacion miks me Tolën e akademisë, i cili luan që nga minuta e parë. Që sekondat e parë, Gjumsi merr krahun, pason në qendër te Berisha, i cili vetëm me portierin nuk shënon dot. Topi bllokohet nga portieri. Tre minuta më vonë, Rexhinaldo gjuan nga jashtë zone, topi mbi traun e portës. Në minutën e 11të, rast për moviolë. Najdovski varet mbi Ajazin në kufijtë e zonës dhe krutanët kërkojnë penallti. Nuk mendon kështu gjyqtarja Rusta. Në krahun tjetër ka 11-metërsh. Minuta e 12-të Hasani hyn në zonë, pengohet nga Selmani dhe për Rustën penallti. Ekzekuton vetë Hasani dhe 1-0 për Tiranën. Gjumsi në minutën e 18-të, pas një topi të gjatë, godet portën, por Malaj heq topin në vijën fatale, duke shpëtuar skuadrën e tij nga goli i dytë. Pesë minuta më vonë Tirana dyfishon rezultatin. Rrëmujë në zonë pas një goditjeje këndi. Najdovski përfiton dhe dyfishon rezultatin. 20 dhe kualifikim­i tashmë nuk diskutohet. Në shumë raste krahu i majtë i Tiranës është shumë i rrezikshëm. Në minutën e 38-të, Gjumsi para Malajt godet, grushton sferën portieri i Kastriotit. Minuta e 40të, Arapi i Kastriotit ndërhyn nga pas në dëm të Isenit me këmbë të ngritura. Është faull. Lojtari i Kastriotit ndëshkohet me karton të verdhë, por Rusta thirret nga VAR-I dhe shkon të shohë faullin e Arapit për një të kuq të mundshëm. Pas VAR-IT, gjyqtarja vendos për karton të kuq. Krutanët me 10 veta mundohen të mos pësojnë më. Pjesa e parë mbyllet me S. Selmanin, i cili vetëm me portierin në zonë, nuk çon dot topin në rrjetë. Në pjesën e dytë nisin ndërrimet, por vjen edhe befasia. Shehi aktivizon Qehajën, Metën dhe Ajazin nga akademia. Në minutën e 73-të ndryshon rrjedha e lojës. Adolf Selmani gjuan me kokë në drejtim të portës së Tiranës, topi devijohet

nga një bardheblu e ndalet në rrjetë. 2-1 ndeshja. Në minutën e 76-të, Sulkja ka një rast të pastër për gol, por çuditërish­t gjuan mbi traun e portës. Në minutën e 81-të, penallti për Kastriotin. Mihana hyn në zonë, tenton të pasojë, por Qehaja prek topin me dorë. Për

Rustën penallti. 11-metërshi kthehet në gol një minutë më vonë nga Ajazi. Me rezultatin 2-2 mbyllet takimi mes Tiranës dhe Kastriotit. Kryeqyteta­sit kualifikoh­en në gjysmëfina­len e Kupës me rezultatin 6-3 dhe ndonëse nuk ia dalin në fushë, fitojnë të rinjtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania