Panorama Sport (Albania)

Çela: Tani stërvitemi me një lojtar më pak

-

Kastrioti i Emiljano Çelës, e mbylli në barazim 2-2 duelin e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës, duke i dhënë fund kështu aventurës në këtë kompeticio­n. Pavarësish­t se në disavantaz­h të dy golave dhe me një lojtar më pak, skuadra krutane arriti të reagonte mirë duke shënuar 2 herë. Në lidhje me këtë duel foli edhe trajneri i Kastriotit, Çela, që në prononcimi­n për mikrofonin e "Oversport", ndër të tjera, deklaroi: "U munduam ta shfrytëzon­im ndeshjen sot për sfidën ndaj Partizanit. Ishim shumë të fokusuar tek elementët që zgjodhëm për të na përfaqësua­r. Mora sinjale të mira nga Ajazi, Çela. U munduam t'i jepnim minuta Kamarasë, Bejzades, Sulkjës. Na duhen edhe ndeshjet e kampionati­t. Diçka është shumë e rëndësishm­e për ne, që kemi filluar gjatë stërvitjes, që të luajmë në inferiorit­et numerik. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën".

SKEMA - "E kam punuar këtë rreshtim, ka disa ditë që po e punoj. Mund të jetë në ndeshje të veçanta që mund ta zgjidhim këtë lloj varianti, sidomos në ndeshjet brenda, ku do të kërkojmë patjetër fitoren. Duhet të kemi më shumë gjerësi dhe më shumë forca".

EKIPI - "Patjetër që skuadra më bindi më shumë, pavarësish­t se kundërshta­ri e kishte qëllimin më të vogël. E kishin siguruar kualifikim­in, nuk ishin agresivë. 30 minutat e para në ndeshjen e parë i realizuam në mënyrë perfekte. 4-4-2 mund të na interesojë në momente të veçanta. Ata që më shqetësojn­ë më shumë janë kartonët, që na e prishin të gjithë atë çfarë ne punojmë. Në inferiorit­et numerik je i detyruar të luash në varësi të kundërshta­rit. Më e rëndësishm­e është që në stërvitje luajmë në inferiorit­et numerik që të mësohemi".

OPINIONI - "Në qoftë se shohim me vëmendje, lojtarët këtu janë shumë afër opinionit, patjetër që ata rëndohen, më shumë të vret opinioni. Përçohet te shumë faktorë të tjerë që ndikojnë te grupi. Statusin e bëra për t'i dhënë zemër ekipit tim. Duam të marrim atë që meritojmë, asgjë më tepër. Në qoftë se e meritojmë të biem atëherë në rregull", deklaroi Çela.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania