Panorama Sport (Albania)

Hallaçi: Na mohuan penallti

“Dominuam dhe i kishim mundësitë, u ngarkuam pak nga ambienti”

-

Trajneri i Kukësit nuk ka dyshime: 11-metërsh i pastër, ishte si mundje

Kukësi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, por përtej keqardhjes, trajneri Rraman Hallaçi është ndalur tek episodi i diskutuesh­ëm në kohën shtesë, ku skuadrës së tij iu mohua një penallti. Në prononcimi­n pas ndeshjes, kreu i pankinës verilindor­e theksoi se rasti i duelit mes Barbosës dhe Albion Markut ishte si në mundje. Sipas tij, 11-metërshi nuk duhej diskutuar, teksa ndeshja mund të shkonte 3-1 nëse arbitri Juxhin Xhaja e akordonte. “Së pari, keqardhje për eliminimin, pasi ishin mundësitë dhe kishim skuadër që mund të kualifikoh­et. Tashmë këtë rezultat e ka marrë historia dhe duhet të shohim para. Ndoshta skuadra ishte e ngarkuar pak nga ambienti i ngrohtë që kishim me stadiumin e mbushur. Unë u thashë herë pas here që të luanim topin poshtë. Ekipi u afrua te porta, ndërsa goditëm disa herë duke rrezikuar. Mbajtëm topin, por pjesa e dytë ishte më e mirë se e para. I thashë ekipit të jemi të kujdesshëm se do të vinte momenti dhe rasti. Krijuam volum loje, sidomos në pjesën e dytë, ku bëmë lëvizjet për të ndihmuar skuadrën edhe me një lojtar mangët. Rrezikuam bindshëm, por të vjen keq, sepse

ndoshta mund të kishim shfrytëzua­r më mirë ato momentet në fund”, ka thënë fillimisht trajneri i Kukësit. “SI NË MUNDJE” Hallaçi komentoi më pas rastin e pretendimi­t të Barbosës për penallti. “Është shumë e thjeshtë, topi është

pas shpinës së mbrojtësit. Marku i Teutës nuk sheh për topin, por ka vënë dorën e djathtë te mesi i Barbosës. Dhe nëse dora është te mesi, nuk e lejon të shkojë sulmuesin te topi. Është shumë e thjeshtë, pasi nëse kemi kapje të tilla, fillon dhe quhet

mundje pastaj. Është situatë shumë e pastër, që duhet të jepet penallti. Nuk e lejon të shkojë sulmuesin te topi dhe në këto situata nuk ke çfarë e diskuton më”, përfundoi Hallaçi në prononcimi­n pas ndeshjes për “Oversport”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania