Panorama Sport (Albania)

Ferko: Idrizi ka të drejtë, por nuk kemi folur për masa

“Kemi forcën që të reflektojm­ë. E mundim sërish Dinamon”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Humbën kreun, drejtori tregon situatën

Alfred Ferko i jep të drejtë Sinan Idriz it, por nuk ka dijeni për masat që do të merren. Jo më larg se dje është takuar me administra­torin, i cili nuk i ka saktësuar asgjë. Përtej të gjithave, ai mendon se Flamurtari do të reflektojë qysh në ndeshjen me Dinamon. Mendon se ka ardhur koha që të shihen pikët dhe jo loja e bukur. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, drejtori thotë se humbja përballë Tërbunit do të lihet pas krahëve, ndërsa thekson se kuqezinjtë kanë grupin më të fortë në këtë kategori.

Flamurtari nuk la vetëm pikët në Pukë, por edhe kryesimin. Si është situata në ekip?

Sapo mbaruam stërvitjen. Jemi të gjithë të angazhuar maksimalis­ht për të bërë më të mirën. Ishte vërtet një hap fals, por Flamurtari i ka të gjitha mundësitë që të reagojë dhe menjëherë. Kemi kualitete dhe jemi një grup shumë i fortë. Nuk do të lëvizim nga objektivat tona. Do të vijojmë të bëjmë maksimumin tonë.

Çfarë ndodhi në atë ndeshje, pse humbi skuadra?

Skuadra nuk ishte në nivelin që ne kërkonim në Pukë. Vinim nga dy ndeshje të mira dhe prisnim më shumë. Tani duhet ta hedhim gjithçka pas krahëve dhe gjithë vëmendjen duhet ta përqendroj­më te sfidat që kemi përpara.

Si do ta kapërceni këtë situatë?

Në dy ndeshjet e kaluara ishim përgatitur për të marrë maksimumin, paçka plani na u prish rrugës. E megjithatë, nuk dorëzohemi. Jemi gati për vazhduar e “luftuar” dhe e dimë që duhen shtrënguar dhëmbët. Ky sport është i ashpër për nga natyra. Por ne nuk do të demoralizo­hemi aspak nga kjo humbje. Tani na duhet vetëm që të fitojmë pikë. Pavarësish­t se ne duam kaq shumë futboll të bukur, loja tani ka më pak rëndësi. Më të rëndësishm­e janë pikët.

Idrizi është shprehur se nuk do të ketë më tolerime dhe paralajmër­oi masa para Dinamos. Keni një koment?

Idrizi ka gjithë të drejtat që të shprehet në atë mënyrë dhe të jetë i mërzitur. Presidenti

ka investuar shumë. Ai ka hedhur lekët dhe na ka qëndruar pranë për çdo gjë. I jap të drejtë për gjithçka ka thënë.

Jeni takuar me Idrizin dhe a ju foli për masat?

Po, patjetër që u takuam. Madje përpara se të shkonim në stërvitje... Presidenti na përshëndet­i, por nuk diskutuam për masa.

Po me lojtarët dhe stafin është takuar?

Jo, nuk kemi pasur ndonjë takim që pas ndeshjesh.

Çfarë prini nga ndeshja me Dinamon?

Janë dy rivalë të fortë që do të përballen në këtë

ndeshje. Por ne Dinamon e kemi mundur njëherë. Do ta mundim edhe këtë radhë. Kështu që jam shumë i bindur se në këtë ndeshje do të fitojmë dhe këtë nuk e vëmë aspak në dyshim.

Do ta mbyllim me pyetjen klasike, a do të ngjitet Flamurtari në Superiore?

Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Ne kemi grupin më të mirë të lojtarëve në Kategorinë e Parë. Objektivi ynë mbetet pikërisht ky, që të ngjitemi në Superiore dhe këtë detyrë madhore natyrisht që do ta arrijmë me sukses të plotë.

 ?? ?? Alfred Ferko, drejtori i klubit vlonjat
Alfred Ferko, drejtori i klubit vlonjat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania