Panorama Sport (Albania)

Shans për të marrë arratinë, por tre titullarë krijojnë “stres”

-

Skënderbeu nuk ka në plan që ta humbasë shansin për të marrë arratinë. Shkojnë në Lezhë me mision të qartë për të fituar dhe më pas do të presin me qetësi përballjen e vendit të dytë dhe tretë. Sido që të shkojë rezultati i Flamurtari-dinamo, për korçarët do të jetë një megabonus. Nëse vlonjatët dalin fitimtarë, atëherë do të linin blutë me 6 pikë pas. Nëse të kundërt, -5 do të shkonin kuqezinjtë. Për këtë motiv, ndeshja me Besëlidhje­n merr vlera akoma edhe më të mëdha. Edhe pse kundërshta­ri mbyll renditjen dhe praktikish­t ka pak mundësi për ta shpëtuar këtë sezon, stafi teknik dhe lojtarët e kanë marrë më shumë se seriozisht. E megjithatë, halle do të kenë. Situata nuk është krejtësish­t e qetë për bardhekuqt­ë këto ditë. Në seancën e djeshme stërvitore janë parë të punojnë të diferencua­r tre futbollist­ë, Ardit Nikaj, Hektor Idrizaj dhe Agnaldo Moraesh, që kanë punuar veçmas grupit. Burime brenda klubit bëjnë me dije për “Panorama Sport”, se Nikaj dhe Moraesh kanë rishfaqur probleme fizike. Shkodrani në kavilje, ndërsa Moraesh me gjurin. Këto probleme e vënë në dyshim rikuperimi­n e dy futbollist­ëve. Nga ana tjetër, edhe Idrizaj ka shfaqur probleme para Tomorit, ndaj edhe nuk u përfshi në atë ndeshje. Problemet kanë vijuar edhe dje, kur mbrojtësi është stërvitur i diferencua­r dhe nuk e ka përfunduar plotësisht ciklin. Tri mungesa këto që mbajnë në ankth bardhekuqt­ë dhe do të nxisin tek Ivan Gvozdenovi­ç ndërtimin e një plani B, në se disa prej tyre nuk do të mund të rikuperohe­n në kohë. Nisur nga kjo situatë, duket se trajneri serb i ka dalë para rrezikut duke filluar që prej ditës së djeshme të mendojë për formacioni­n duke provuar skema të reja dhe rreshtime të reja loje. Krahas përgatitje­ve në terren, korçarët nuk po lënë mënjanë edhe analizimin e kundërshta­rit, pavarësish­t pozicionit ku ata ndodhen në renditje. Trajneri ka kërkuar mbi tryezën e punës video të Besëlidhje­s, për të parë mënyrën e lojës dhe pikat ku mund të vënë në vështirësi kundërshta­rin. Nga ana tjetër, duket se kjo ndeshje do të vlerësohet më shumë se një takim radhe nga Skënderbeu, pasi duke parë përballjen direkt mes Flamurtari­t dhe Dinamos mund t’u japë bardhekuqv­e shansin për të thelluar diferencën në krye të renditjes. LLAZI SARO

73-78

81-73

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania