Panorama Sport (Albania)

Samake: Në Lushnjë erdha për minuta, do të shpëtojmë

“Ky qytet e do futbollin. Me Turbinën vetëm fitorja bën punë”

- ALBAN ALUSHI

Afrikani tregon arsyen pse iku nga Dinamo: Luajta pak ndeshje

Ali Samake ka gjetur atë që donte te Lushnja: minutat. Nëse te Dinamo vuante aktivizimi­n, te verdhejesh­ilët e ka zgjidhur këtë çështje. Që në momentin që erdhi, është bërë titullar i padiskutue­shëm. Në gjashtë ndeshjet e luajtura prej janarit, ai nuk ka humbur asnjë sekondë. Që në debutim tregoi vlera, duke shënuar një gol të artë në barazimin në Burrel.

AVENTURA - Mbrojtësi nga Mali është i lumtur për këtë rrugëtim që ka nisur, ndërsa flet me superlativ­a për ambientin që ka gjetur në ekip dhe qytetin. Në një prononcim për “Panorama Sport”, 23-vjeçari rrëfen edhe një detaj që i ka bërë përshtypje në këta dy muaj e gjysmë. “Në fazën e parë të sezonit te Dinamo luajta në pak ndeshje. Kështu, vendosa të lëviz nga blutë. Erdha te Lushnja për më shumë minuta, për eksperienc­ë dhe të luaj më shumë në fushë. Këtu ndihem mirë. Skuadra më pëlqen dhe mendoj se do t’ia dalim. Edhe qyteti më pëlqen. Ka njerëz të disponuesh­ëm dhe shumë të apasionuar pas futbollit”, tha fillimisht afrikani.

VAZHDIMËSI­A - U ndal gjerësisht edhe tek ecuria e skuadrës në këtë fazë të dytë, ku verdhejesh­ilët kanë marrë 9 pikë. E megjithatë, vazhdojnë të jenë në zonën e rënies dhe rreziku që i kanoset është ende i madh. Nisur nga kjo, mbrojtësi e quan përcaktues­e

transfertë­n me Turbinën. “Kemi marrë 9 pikë gjatë fazës së dytë, që nuk mjaftojnë deri tani. Por të gjithë të punojmë me seriozitet e përkushtim për të përmirësua­r çdo gjë. Jam i sigurt se do të arrijmë ta realizojmë objektivin. Ndeshja me Turbinën do të jetë një transfertë

shumë e vështirë. E dimë këtë të gjithë. Do të udhëtojmë me të vetmin objektiv, të bëjmë mirë e të sjellim pikët në shtëpi. Mund ta bëjmë këtë nëse jemi të gjithë bashkë. Të kënaqim këta njerëz të shumtë, që të bëjnë të ndihesh shumë mirë në këtë qytet”, përfundoi Samake. Sakaq, lushnjarët

kanë vijuar me përgatitje­t në kuadrin e javës së 20-të. Mungesat do të jenë prezente edhe përballë cërrikasve, teksa mesfushori Alushi dhe mbrojtësi Doksani vijojnë të jenë të dëmtuar. Ndërkohë që mesfushori Andoni ka nisur stërvitjen

8 8 24 1291-1252

 ?? ?? Ali Samake, mbrojtësi 23-vjeçar i Lushnjës
Ali Samake, mbrojtësi 23-vjeçar i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania