Panorama Sport (Albania)

Teuta rimerr fronin, Tirana i tregon forcën Besëlidhje­s

Bardheblut­ë në superformë, Hysenagoll­i bën diferencën

-

BASKETBOLL/ Durrsakët thyejnë Kamzën në transfertë

Superliga e basketbol lit të meshkujve ka kompletuar dje javën e 16-të me dy takime tepër të forta. Teuta ka shënuar një sukses të rëndësishë­m në transfertë kundër Kamzës, me durrsakët që rimarrin kryesimin e kampionati­t, duke përfituar më së miri nga humbja e Besëlidhje­s. Lezhjanët u thyen në kryeqytet nga Tirana. Bardheblut­ë janë krejtësish­t një tjetër skuadër në javët e fundit, teksa kanë regjistrua­r fitoren e katërt radhazi dhe duket se po gjejnë formën e tyre më të mirë në pjesën më të rëndësishm­e të sezonit.

KAMZA-TEUTA - Teuta ka marrë një fitore me vlera në një fushë ku shpeshherë ka hasur vështirësi, siç është transferta e Kamzës. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin 73-78 në një takim me rivalitet, të luftuar deri në fund. Sfida nisi më mirë për Kamzën, teksa të besuarit e trajnerit Eni Llazani patën një ritëm mjaft të mirë në fazën sulmuese në periodën e parë, duke fituar 25-17. Në minutat e para të periodës së dytë, vendësit prekin edhe avantazhin më të lartë në këtë takim, duke u shkëputur deri në +11 pikë (34-23). Por më pas durrsakët arrijnë që të reagojnë mjaft mirë. Skuadra e Melzin Lazimit e përmirëson lojën, për ta fituar periodën e dytë 20-22, ndërsa ekipet shkojnë në pushim me epërsinë 45-39 për Kamzën. Loja e bregdetarë­ve vjen në rritje edhe në periodën e tretë, me Teutën që triumfon 15-21, ndërsa pas 30 minutash shifrat e përgjithsh­me janë në baraspeshë të plotë 60-60. Çereku i fundit është tepër interesant, me të dyja ekipet që luftojnë fort në çdo aksion, por pa mundur që të krijojnë shkëputje. Në dy minutat e fundit, eksperienc­a, kualiteti dhe grupi më i kompletuar i Teutës bënë diferencën në parket. Amerikanët

Patterson dhe Sullivan realizuan koshat vendimtarë në çastet finale duke u dhënë suksesin me +5 pikë durrsakëve. Pesë lojtarë të Teutës arritën kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa rendimenti­n më të lartë e kishte Patterson me 23. Për Kamzën më i miri ishte kapiteni Niko Thano, autor i 22 pikëve.

TIRANA-BESËLIDHJA – Bardheblut­ë konfirmojn­ë formën e shkëlqyer, duke e treguar forcën edhe përballë

kryesuesve të Besëlidhje­s. Kryeqyteta­sit triumfuan me rezultatin 81-73 në sallën “Farie Hoti” në një takim ku ishin në avantazh thuajse gjatë të gjithë kohës. Sfida nisi me ritëm të ulët, teksa në minutat e para të dyja skuadrat gabojnë shumë. Por gradualish­t ekipet e korrigjojn­ë shënjestrë­n, me periodën e parë që fitohet 21-16 nga bardheblut­ë. Edhe çereku i dytë flet për Tiranën, teksa kryeqyteta­sit luajnë më qartë, ndërsa

spikat Hysenagoll­i, i cili dominon në topat në tabelë si mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nga ana tjetër Besëlidhja humbet shumë sulme duke tentuar me goditje për 3 pikë. Kështu, çereku i dytë mbyllet 23-15 për Tiranën, që kryeson 44-31 në përfundim të pjesës së parë. Por me rikthimin në parket, Besëlidhja nis ofensivën për të rikuperuar, ndërsa Tiranës i duhen gati 4 minuta për të gjetur koshin e parë. Kështu, miqtë e fitojnë periodën 10-22, duke ngushtuar në 54-53 pas tri periodash. Por në 10-minutëshin e fundit Tirana rimerr frenat e lojës. Spikat amerikani Davis, e cili i jep freski lojës së bardhebluv­e. Kështu Tirana fiton 27-20 në periodën e katërt, duke vulosur suksesin me +8 pikë avantazh. Njeriu i ndeshjes ishte pa diskutim Endrit Hysenagoll­i, i cili po zhvillon një sezon të shkëlqyer. 47 pikë, 18 ribaunde dhe 4 asiste për gjigantin e bardhebluv­e. Deciziv për skuadrën e Erkand Karajit rezultoi edhe afrimi i fundit në merkato, Gerard Davis. 16 pikë dhe 5 ribaunde për amerikanin, me bardheblut­ë që më në fund rigjejnë pikët edhe nga stoli. Ndeshje shumë e mirë edhe për Julian Hamatin, autor i 15 pikëve dhe 14 ribaundeve. Për Besëlidhje­n rendimenti­n më të lartë e kishte i zakonshmi Jordan Robinson, me 23 pikë e 7 ribaunde. Kujtojmë se të hënën, Apolonia mundi Vllazninë 86-81, me shkodranë që bien matematiki­sht nga kategoria.

A.DUSHKU/N.GOCI

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Moment nga ndeshja Tirana-besëlidhja
FOTO: F. HAZISLLARI Moment nga ndeshja Tirana-besëlidhja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania