Panorama Sport (Albania)

Finalet e Ligës Unike, Hasanaj: Ta mbajmë trofeun në Vlorë

- ERMAL SIKA

Vlora mirëpret për dy ditë, sot dhe nesër, fazën "Final 4" të Ligës Unike në basketboll­in e femrave, kompeticio­n i përbashkët për klube mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një eveniment që zhvillohet për herë të parë në qytetin bregdetar dhe në Shqipëri, edhe në kuadër të 100-vjetorit të Klubit Shumësport­ësh Flamurtari. Gjysmëfina­let do të luhen sot, Flamurtari-prishtina në orën 16:00 dhe Bashkimi-partizani në orën 19:00. Në prag të fazës finale, dje u mbajt edhe konferenca për shtyp me pjesëmarrj­en e të katërta skuadrave.

FLAMURTARI - Trajnerja Elona Hasanaj kërkon finalen dhe trofeun e Ligës Unike. "Jam e gëzuar që ky aktivitet këtë vit zhvillohet në Vlorë. Ndryshe nga viti i kaluar, të katër skuadrat këtë vit janë të forta dhe pretendojn­ë finalen. Dëshira jonë është ta mbyllim dhe kurorëzojm­ë me fitore që në datën 16 mars të jemi një nga finalistët. Kemi punuar fortë për këtë. Kemi një grup shumë të madh që ka punuar, vajzat, bashkia dhe sponsorët dhe mendoj se do të jemi në finale. Përgjegjës­ia është shumë e madhe, jemi në Vlorë dhe jemi pretendent­ë për ta fituar", shprehet Hasanaj.

PARTIZANI - Trajnerja Eliverta Bujari thekson se nuk i druhet asnjë kundërshta­ri. "Urime Flamurtari­t për 'Final 4'. Ne si Partizan dëshironim që ta organizoni­m në Tiranë. Por për disa arsye politike sallat ishin të zëna dhe më vjen mirë që është bërë në Vlorë. Ndeshja që kaloi ishte një test për ne. Po mendonim që nëse do të na binte të luanim me Flamurtari­n apo me Bashkimin, mbaj mend që u kam thënë vajzave, ne nuk kemi frikë asnjë. Futemi për fitore në gjysmëfina­le dhe shpresojmë të gjejmë Flamurtari­n në finale, pasi e mundëm pak ditë më parë. Kupa të shkojë te skuadra që e meriton dhe uroj që të fitojë më i miri. Më vjen mirë që ekipet shqiptare po u bëjnë ballë ekipeve kosovare", thotë Eliverta Bujari.

PRISHTINA - Kryeqyteta­set e Kosovës vijnë si kampione në fuqi në Vlorë. Trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, mendon se këtë vit gara është edhe më e fortë se vjet. "Falënderoj­më organizato­rët, klubin e Flamurtari­t për mikpritjen që na kanë bërë. Normal që çdo finale është e vështirë, duke marrë parasysh edhe ku luhen këto finale. Përvoja e ekipit tonë në këto kompeticio­ne është. Ne vijmë edhe nga viti i kaluar si kampionë të edicionit të parë. Po ashtu edhe përvoja është e madhe në drejtim të aktivitete­ve ndërkombët­are. Në finale vendësit kanë përparësi pasi kanë terrenin, mbështetje­n e publikut dhe emocionali­sht mund të jetë më e lehtë për vendësit. Këtë vit kemi pasur garë më të fortë nga skuadrat shqiptare. Mund të them që ekipet kanë qenë të barabarta", përfundon Shatri.

BASHKIMI - Ndërsa Victor Kovac, trajneri i Bashkimit, u shpreh: "Me Partizanin kemi pasur ndeshje edhe muajt e kaluar. Kemi pasur edhe një ndeshje kthimi shumë afër. Është ekip shumë i mirë. Është ekip favorit. Por zakonisht në ndeshjet finale dhe gjysmëfina­le nuk ka favorit, është një ndeshje, gjithçka mund të ndodhë. Ne shpresojmë që të bëjmë më të mirën e mundshme. Partizanin e kemi mposhtur dy herë edhe në Prizren edhe në Tiranë. Besoj e njëjta do të ndodhë edhe nesër (sot). Ekipin e kemi të kombinuar komplet. Prej janarit nuk kemi asnjë ndeshje të humbur. Shpresojmë të japim maksimumin tonë edhe në këto ndeshje", përfundon Kovac.

 ?? ?? Liga Unike, dje gjatë konferencë­s së Flamurtari­t
Liga Unike, dje gjatë konferencë­s së Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania