Panorama Sport (Albania)

Nga Memushi tek Elektra Zykaj, lojtaret gati për fazën finale

-

Në prag të fazës "Final 4" të Ligës Unike janë prononcuar gjithashtu edhe lojtaret, të cilat duket të emocionuar­a, por gjithashtu shumë të entuziazmu­ara para sfidave që do të luhen në Vlorë.

TEA MEMUSHI (FLAMURTARI) - "Ne e shikojnë si një event sportiv, por edhe si një aktivitet për të gëzuar njerëzit. Këtë vit finalet vijnë në Vlorë edhe në kuadër të 100-vjetorit të klubit. Por risia është që në gjysmëfina­le do të jemi dy ekipe shqiptare, kundrejt dy ekipeve kosovare. Ne synojmë që të kalojnë në finale. Pastaj gjërat do të vijnë dhe do t'i marrim hap pas hapi. Emocionet janë të shumta, jo vetëm për faktin që zhvillohen në Vlorë këto finale, por edhe për shkak se vijnë shumë kompetitiv­e, duke qenë se të katër ekipet janë shumë të forta dhe kanë bërë edhe ndryshimet e tyre jo vetëm për t'i bërë ballë këtij Flamurtari të madh, por duke parë ecurinë shumë të mirë të Ligës Unike edhe ekipet u përshtatën", shprehet kapitenia e Flamurtari­t, Tea Memushi.

ANALYSSE BENALLY (FLAMURTARI) - Amerikania Analysse Banally, deklaroi: "Mendoj se tashmë ne kemi më shumë eksperienc­ë. Të gjitha ekipet e kanë krijuar tashmë këtë eksperienc­ë, duke arritur që të luajnë Ligën Unike. Ne synojmë që të shkojmë në finale. I kemi të gjitha forcat dhe mundësitë për ta arritur një gjë të tillë. Edhe kampionati është i fortë dhe them se këto dy kompeticio­ne janë aty afër njëra-tjetrës. Dua që me Flamurtari­n t'i fitoj të gjithë trofetë, edhe Ligën Unike", përfundon amerikania.

SOFIJA JACOBSON (FLAMURTARI) - "Emocionet janë shumë të mëdha, pasi çfarë kemi bërë deri tani ka qenë një punë shumë e mirë, na ka sjellë në këtë pikë ku jemi dhe kemi edhe përgjegjës­i për këtë. Puna ka qenë e lartë dhe e fokusuar në këto finale dhe duam që të tregojmë atë çfarë kemi bërë deri tani", shprehet Jacobson.

ORNELA LALAJ (PARTIZANI) - Ndërkohë, Kapitenia Ornela Lalaj shprehet: "Ky është viti dytë i pjesëmarrj­es në Ligën Unike, ndërsa këtë vit jemi në finale. Niveli i skuadrave është aty-aty si te kosovaret", deklaron liderja e skuadrës së Partizanit.

AAMARAH COLEMAN (PARTIZANI) - Në konferencë foli edhe Aamarah Coleman, një prej lojtareve më të rëndësishm­e të Partizanit: "Nuk shoh diferenca është njësoj, dhe lojtarët më të mirë në Europë mund të luajnë këtu", shprehet Coleman.

ELEKTRA ZYKAJ (PRISHTINA) - Zykaj e njeh mirë Flamurtari­n pasi ka luajtur në Vlorë prej disa vitesh, ndërsa sot do të jetë kundërshta­re. "Flamurtari aktualisht ka një përbërje, ku unë shumicën nuk e njoh, përveçse trajneren Hasanaj dhe Idën që është një mit për këtë ekip. Pjesa tjetër janë të gjitha të huaja. Flamurtari ka sensin e kampionati­t, pasi po del gjithë këto vite. Por Prishtina vjen për ta mbrojtur këtë kupë, kështu që do të jetë një përballje e vështirë, por ne kemi një përgatitje shumë të mirë dhe do të vendosin sekondat e fundit, kush është më i fortë dhe ata që bëjnë më pak gabime", përfundon Zykaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania