Panorama Sport (Albania)

Çalha: Çfarë arritje, festa është legjitime

- Përgatiti: NISLI GJINI

Hakan Çalhanoglu nuk e ka fshehur kre narinë për kualifikim­in e Interit në çerekfinal­e, ndërkohë që është zgjedhur edhe "Lojtari më i mirë i ndeshjes" nga UEFA. Turku ia ka dalë të menaxhojë në mënyrë fantastike mesfushën zikaltër, me kthjelltës­i dhe saktësi, duke treguar se regjia dhe organizimi i skuadrës është tashmë specialite­t i tij. "E dinim shumë mirë që ishte një ndeshje shumë e vështirë, nuk prisnim asgjë ndryshe në këtë fazë të kompeticio­nit. E merituam sot, është e vërtetë që kemi gabuar në disa raste, por në një përballje të tillë janë normale. Kemi qenë fantastikë pas dhe kemi realizuar të gjitha ato që kishim synim. Është e vërtetë që nuk shënuam, por në fund rëndësi ka kualifikim­i", ishin fjalët e para të Çalhës për mikrofonat fill pas ndeshjes, ku tregoi edhe përjetimet e tij: "Jam shumë i emocionuar, jo vetëm unë, por gjithë skuadra. U bëj kompliment­et e mia të gjithëve, pasi është një arritje brilante. Nuk ka asnjë problem për ne që vuajtëm deri në minutën e fundit, është gjë shumë normale në këtë pikë, edhe pse në fund u bë e vështirë të mbronim, por të gjithë bashkë ia dolëm".

RRUGËTIMI - Pas luhatjeve në kampionat, të gjithë e dinin që duhet të reagonin në Champions dhe kjo për turkun ka qenë përgjigjja e duhur nga gjithë Interi. "Jam krenar për këtë që kemi bërë të gjithë si grup dhe për përgjigjen që dhamë në fushë. Nuk ka qenë moment i thjeshtë, por të rikthehemi në çerekfinal­e pas kaq kohësh dhe të kontribuoj për këtë më bën shumë të lumtur. Dua të jap gjithmonë maksimumin dhe të bëj atë që më kërkon trajneri. Jap gjithçka për këtë klub që e kam në zemër dhe çmimin si më i miri i ndeshjes ia dedikoj skuadrës", tha mesfushori, që ka kërkuar nga të tijtë të shijojnë suksesin dhe më pas të mendojnë për sfidat e radhës. "Mendoj se tani duhet të mendojmë për të festuar, të paktën sonte (dje). Pastaj do të shohim çfarë do të na rezervojë e ardhmja në këtë kompeticio­n, shortin dhe rrugëtimin tonë. Të mos harrojmë që duhet të mendojmë menjëherë edhe për ndeshjen në kampionat kundër Juventusit", përfundoi Çalhanoglu që bashkë me Interin do të zbresin në fushë të dielën për derbin e Italisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania