Panorama Sport (Albania)

Haland “masakron” Lajpcigun: Superfuqia ime është të shënoj

Siti fiton 7-0, pesë i realizoi “përbindësh­i” norvegjez

-

Qyteti i Mançesteri­t është emri që duhet të marrë stadiumi “Etihad” pas asaj që ndodhi në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve kundër Lajpcigut, një rezultat që flet vetë: triumfi 7-0 i kampionëve të Anglisë kundër gjermanëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë është një konfirmon force. Protagonis­ti i pabesueshë­m i mbrëmjes ishte Erling Braut Haland, i cili i vetëm dhe në harkun e 57 minutave i shënon pesë herë të gjorit Blasvish, duke u ngjitur në kuotën e 33 golave në Champions në vetëm 25 ndeshje. Një shifër e pakrahasue­shme me asnjë dhe që mund të kishte qenë edhe më e thellë në rast se Pep Guardiola nuk do ta kishte zëvendësua­r pas një ore lojë me Alvarezin, duke parë impenjimet e shumta të “Qytetarëve” në këtë fundsezoni. 22-vjeçari, i cili kërkonte edhe trigolëshi­n e dytë të ndeshjes, ndoshta do të kishte pasur mundësi ta gjente atë dhe u ul në stol i zemëruar me trajnerin, ndërkohë që dy golat e tjerë të një takimi që nuk pati histori fitonte edhe ndaj një tjetër klubi gjerman në “Etihad” në vitin 2019, Shalkes, duke barazuar rekordin e fitores më të thellë në historinë e klubit në Champions.

mbajnë firmën e Gyndoanit dhe De Bryjnes. Lojtari i ndeshjes tha për “BT Sport”: “Është një mbrëmje e madhe. Fillimisht, jam krenar që luaj në këtë kompeticio­n. E dashuroj atë. Pesë gola dhe fitorja 7-0 është e mrekullues­hme. Cili ishte goli i preferuar? Jam pak i turbullt në kokë, më kujtohet që godisja dhe nuk mendoja. U lodha shumë pas festimeve. Superfuqia ime është të shënoj gola. Të tregohem i sinqertë? Shumë gola shënova sot, nuk e mendoja. Thjesht përpiqesha të shënoja dhe ta dërgoja atje ku nuk ishte portieri. Punuam mirë me presingun përpara ndeshjes, veçanërish­t në ndeshjet në shtëpi dimë ta fitojmë shumë mirë topin. Për mendimin tim duhet ta bëjmë më shumë. Në krahasim me vitin e shkuar tani mendoj se ne mund të luajmë me një sulmues dhe këtë po përpiqem të bëj. Zëvendësim­i? I thashë Guardiolës që do të kisha dashur që të shënoja dy tripleta, por çfarë të bëj?”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania