Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i, në 2026-ën Do të kemi Botërorin më të gjatë të historisë

Do të ketë tri bileta më shumë edhe për Europën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

FIFA zgjeron formatin me 48 ekipe, do të ketë 104 ndeshje

Kupa e Botës nuk do të jetë më si turneu që jemi mësuar të shohim deri tani. Nga viti 2026, kompeticio­ni më i rëndësishë­m futbollist­ik i globit do të zgjerohet në 48 skuadra dhe tashmë është hedhur dritë edhe se si do të jetë faza në grupe e turneut, me një rritje të ndjeshme të kohëzgjatj­es së tij dhe numrit të ndeshjeve që do të luhen. FIFA kishte planifikua­r fillimisht që të luheshin grupe me tri skuadra pjesëmarrë­se. Por duke parë se kështu rivaliteti i ndeshjeve të fundit mund të zhdukej, pasi rrezikonte kompromise që do të vinin në dyshim integritet­in e futbollit, i është kthyer sistemit ekzistues duke transformu­ar fazën në grupe me nga 4 skuadra në secilin prej 12 grupeve.

104 NDESHJE - Sipas “The Athletic”, e cila zbuloi fillimisht lajmin ditën e djeshme, ndërsa ndryshimi u miratua më vonë nga këshilli i FIFA-S në Ruanda, e ka dërguar në 104 numrin e ndeshjeve të turneut, nga 64 që ishin në edicionin e fundit që u zhvillua në Katar. Faza me eliminim direkt do të ketë 32

skuadra pjesëmarrë­se, pasi dy të parat e çdo grupi, si dhe 8 skuadrat e treta më të mira, do të vazhdonin rrugëtimin e tyre në fazën tjetër. Turneu, i cili në vitin 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, do të ketë një shtrirje kohore

disa ditë më të gjatë, pasi parashikoh­et të zgjasë 39 ditë, si asnjëherë më parë në histori (në Katar turneu zgjati 29 ditë). Ky ndryshim nuk i shkon për shtat klubeve që furnizojnë kombëtaret me lojtarë, pavarësish­t se FIFA do ta shkurtojë periudhën

e grumbullim­it në maksimumi 17 ditë nga 24 ditë që ishte në Botërorin e fundit. Por në vend të planit fillestar, aq shumë të kritikuar me 16 grupe me tri skuadra, që solli kundërshti­me nga ekspertët për një pakt të mundshëm në ndeshjet e fundit, FIFA vendosi t’i qëndrojë planit me 4 ekipe për grup. Për herë të parë në historinë e një Botërori, fituesi do të luajë 8 ndeshje për të ngritur trofeun. Skema e kualifikue­seve të Botërorit për ekipet europiane nuk është përcaktuar

ende nga UEFA, por teorikisht edhe shanset e Shqipërisë pritet të shtohen për një kualifikim të mundshëm në turneun e tri viteve më vonë, duke qenë se tashmë Europa nuk do të dërgojë më 13 kombëtare në Botëror, por 16. Ideja për ta zgjeruar numrin e ekipeve të Botërorit në 48 u hodh për herë të parë në vitin 2017 dhe u përball me kundërshti­me të mëdha. Por dje, në këshillin e FIFA-S mbajtur në Kigali të Ruandës, presidenti Xhani Infantino dhe shefat vendimmarr­ës të qeverisë botërore të futbollit, miratuan planin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania