Panorama Sport (Albania)

Pike: Dorën në zjarr për Barçën, kthimi i Leos...

Katalanasi: Nëse Alvesh shpallet fajtor, e dënoj unë i pari

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

“Një gjyqtar blihet me para të pista, jo me llogari bankare”

Ish-mbrojtësi i Barce lonës dhe i kombëtares spanjolle, Xherard Pike, i ka dhënë fund heshtjes, duke u shfaqur në shtyp me një intervistë të gjatë të dhënë për radion “RAC1” në emisionin e mëngjesit të së martës. Në intervistë­n e tij, Pike ka folur pa doreza, që nga skandali më i fundit ku është përfshirë klubi katalanas në lidhje me pagesat për ish-shefin e gjyqtarëve në periudhën 2001-2018, thashethem­et për kthimin e mundshëm të Lionel Mesit te Barça, arrestimin e Dani Alveshit, përplasjen me ish-partneren e tij Shakira dhe shumë tema të tjera.

TËRHEQJA NGA BARCELONA - “Mendoj se gjatë gjithë këtyre viteve fitova gjithçka me Barcelonën dhe në fund zgjodha ta mbyll si fitimtar. Vendimi për t’u tërhequr mendoj ishte gjëja më e shëndetshm­e për mua, për njerëzit që më rrethonin, për ekipin. Kur ke qenë për shumë vite duke dhënë më të mirën e duke qëndruar në maja dhe sheh se roli nuk është më i njëjti, duhet të mendohesh. Nuk mund të luash çdo tri ditë, trupi është mësuar me të tjera ngarkesa dhe nuk të përgjigjet më si duhet. Nuk ishte një vendim që e mora aty për aty, ishte një vendim për të cilin jam menduar gjatë dhe në fund mendoj se pata të drejtë”.

SKANDALI ME GJYQTARËT - “Ne nuk e dinim që klubi e paguante këtë person. Lojtarët, veçanërish­t ata që kanë qenë atje për një kohë të

gjatë, i njohin gjyqtarët, por trajnerët, veçanërish­t për ata që vijnë nga jashtë, është e mira që ata të informohen rreth gjyqtarëve. Unë nuk e di rolin që ka pasur Negreira te Barça, por jam gati të vë dorën në zjarr që Barcelona nuk ka blerë gjyqtarët. Nëse do të blesh një gjyqtar nuk e paguan me bankë, por i shkon me një valixhe me para të pista në dorë”.

KTHIMI I MESIT – “Vetëm Mesi e di të ardhmen e tij. Ai ka fituar Kupën e Botës, e cila ishte ëndrra e madhe që kishte dhe tani askush nuk mund të dyshojë se ai është më i miri në histori. Nëse dëshiron

të vazhdojë të konkurrojë, Barça mund të jetë në planet e tij, nëse dëshiron të ndalojë së luajturi në nivele të larta ai mund të shkojë edhe në SHBA. Do të ishte një çmenduri të mendoje se Mesi do të kthehet sërish te Barcelona”.

RAPORTET ME LAPORTËN - “Nuk është se marrëdhëni­et mes nesh janë përmirësua­r apo përkeqësua­r. Në fund të fundit, kur ke njerëz sipër vetes, si trajneri apo presidenti, të bën të kesh momente më të mira apo më pak të mira. Unë jam një person shumë i lehtë për t’u kuptuar. E dija që isha fare pranë mbylljes së karrierës

dhe që nga koha kur po bluaja në kokë tërheqjen time kam pasur marrëdhëni­e mjaft të mira me presidenti­n Laporta. Ndaj është logjike që të vijojmë në këtë linjë. Shpresoj që ai të jetë në ‘Camp Nou’ për finalen e ‘Kings League’ që do të luhet atje”.

DANI ALVESH – “Ajo është një çështje shumë e ndërlikuar, sepse e njoh dhe e vlerësoj. Është një histori e trishtë për të gjithë, për të dhe për ne që ishim shokët e tij. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Unë dua të pres atë që thotë gjyqtari, duke qëndruar larg dhe duke ndihmuar, mbi të gjitha, viktimën në proces. Është diçka shumë e ndërlikuar. Për mua si ish-shoku i skuadrës, ndjenja që e njeh dhe më pas ndjenja se nuk e njeh është munduese. E kam parë duke bërë gjëra të jashtëzako­nshme në fushë dhe në dhomat e zhveshjes dhe nuk mund ta mendoja kurrë se do të arrihej deri këtu. Por duhet të tregohemi të duruar dhe të kujdesshëm. Nëse në fund do të shpallet fajtor, pa dyshim se do të jem i pari që do ta dënoj dhe unë”.

KËNGËT E SHAKIRËS – “Mendoj se njerëzit duhet të mbajnë përgjegjës­i, veçanërish­t ne që jemi prindër. Duhet të

përpiqemi të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet që mendon. Unë dua që fëmijët e mi të jenë mirë. Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhëni­e shumë të ngushtë me fëmijët e mi dhe më pëlqen fakti që janë të angazhuar dhe të kënaqur. Im bir më kërkoi që të përfshihem në një projekt dhe unë e bëra me kënaqësi dhe më bën të ndihem krenar. Secili merr vendimet, të cilat i konsideron si më të mirat. Unë përpiqem t’i bëjë punët e mia si duhet, në mënyrën më të mirë të mundshme. Në klasë ai nuk merr mësim se si mund të jesh baba më i mirë apo më i keq. Unë ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të bëj gjërat në mënyrën më të mirë për fëmijët e mi”.

“KINGS LEAGUE” DHE TEBAS – “Të gjitha sportet duhet të ndryshojnë, të shkojnë drejt argëtimit. Gjeneratat e reja duan ndryshime, nuk duan ndeshje futbolli që zgjasin 90 minuta, por në realitet loja efektive është vetëm 50 minuta. Siç nuk më pëlqejnë sporte si tenisi që zgjasin tri orë dhe me ndalesa të pafundme. Tebas? Ajo që vërej është se Tebas ka nisur të flasë më shumë se ç’duhet për ‘Kings League’. Nuk e di se çfarë e shqetëson? Por unë di të them se ‘Kings League’ nuk është krijuar për të rivalizuar futbollin. Është një ndeshje 7 kundër 7, që më shumë është argëtim se futboll”.

PRESIDENT TE BARÇA – “E kam thënë gjithmonë se do të doja të isha në gjendje ta ndihmoja Barcelonën në një moment të caktuar, por nuk e di se kur. Ne duhet t’i bëjmë gjërat shumë mirë që ky klub të jetë një pikë referimi në 10-15 vitet e ardhshme, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Tani nuk po mendoj për Barçën. Në asnjë rast nuk dua t’i bëj gjërat të sforcuara, është diçka që duhet të vijë në mënyrë natyrale”.

SUPERKUPA NË ARABI – “Unë nuk mendoj se Rubiales (presidenti i federatës spanjolle) e ka ndihmuar Barçën. Nuk jam bërë pishman që kam nënshkruar atë marrëveshj­e, çështja është se si ta shpjegoj atë. I vetmi konflikt interesi është se, falë kësaj marrëveshj­eje, hipotetiki­sht federata do të dërgonte gjyqtarë që do ta ndihmon Barçën. Kjo është e pakuptimtë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania