Panorama Sport (Albania)

Nga Tomori te Kalulu, 9 gabime që rrezikojnë sezonin

-

Mbrojtja e hekurt është një kujtim i largët. Pas vitit të artë të “Scudettos”, gabimet në prapavijë i kanë kushtuar pikë të rënda Milanit të Piolit. Gabime që shqetësojn­ë për ecurinë e Champions-it në muajt e ardhshëm. Ditët e para të kampionati­t kishin dhënë alarmin, me shumë pak gjumë mes Udinezes, Interit dhe Sampdorias. Më pas, me bashkëfajë­sinë e problemeve në sulm, amnezitë çuan në ndalesa të njëpasnjës­hme. Pika e nisjes është ndeshja e “San Siro”-s kundër Napolit.

18 SHTATOR, MILANO-NAPOLI 1-2 – Foto e një sezoni nën mundësitë. Së pari penalltia e shkaktuar nga Desti (dhe e konvertuar nga Politano) për një faull naiv ndaj Kvaratskhe­lias. Më pas goditja me kokë e Simeones, i aftë nëleximin e krosimit të Mario Ruit, djegia në kohë e Tomorit, siç bëri edhe Xheko në derbi.

30 TETOR, TORINO-MILAN 2-1- Dy minuta konfuzion dhe pikë të tjera të lëna. Pas Tomorit, edhe radha e Kalulusë që të tradhtonte. Francezi shkëputet nga Xhixhi me rastin e avantazhit torinez, duke u futur edhe në telashe me dyfishimin e Vlasiçit. Në rastin e dytë Mirançuk djeg Pobegën dhe nga 35’ në 37’ Torino ndërton një fitore të çmuar.

9 JANAR, MILAN-ROMA 2-2 - Tetëdhjetë e pesë minuta cilësi dhe menaxhim i mirë, me kuqezinjtë që kanë një avantazh të dyfishtë deri në golat e Ibanjezit (87') dhe Abrahamit në kohën shtesë. Një ‘fikje’ që është pika e kthesës së sezonit. Përsëri fajtor Tomori, që lejon sulmuesin të lirohet në zonë për barazimin. Goditja e lirë 2-2 lindi nga një faull naiv i Vranksit.

14 JANAR, LEÇE MILAN 2-2 - Në stadiumin “Via del Mare”, një fillim tronditës për skuadrën e Piolit. Leçe zhbllokon ndeshjen pas 3 minutash falë autogolit të Hernandezi­t, i stisur nga një top i humbur nga Kalulu. Për francezin, një nga më të dobëtit në fushë, disa fajësojnë edhe dyfishimin e Baskirotos në minutën e 23-të. Kuqezinjtë gjejnë barazimin me përmbysje falë Leaos dhe Kalabrias.

24 JANAR, LACIO-MILAN 4-0 – Faj për t’u ndarë mes lojtarëve në një nga paraqitjet më të këqija të sezonit. Simboli i rënies në “Olimpico” është Serxhinjo Dest. Mjafton të vërehen veprimet e golit të parë dhe të katërt, ndërsa Marusiçi e kalon lehtësisht në golin e 20. Në golin e Milinkoviç-saviçit, gjithashtu Tonali mund të kishte bërë diçka më shumë.

29 JANAR MILAN-SASUOLO 2-5 - Tatarushan­u nuk jep të njëjtën siguri si Menja dhe as shokët nuk ndihmojnë, ndaj një tjetër kolaps vjen në “San Siro”. Goli i epërsisë së Sasuolos është fotografia e një momenti të zi: Gabia dhe Kalulu kërkojnë mbylljen ndaj Berardit, Defrel është i lirë në anën tjetër dhe shënon pa u shqetësuar nga askush.

5 SHKURT 2023, INTER 1-0 MILAN - Pioli ndryshon skemë, çka nuk mjaftoi dhe Interi e fitoi derbin me një diferencë të ngushtë. Në goditjen e Lautaros, gjatë një goditjeje këndi, Kjaerin e zë gjumi dhe lexon me vonesë lëvizjen e argjentina­sit, duke mos e markuar si duhet.

4 MARS, FIORENTINA-MILAN 2-1 - Mëkati fillestar mbetet faulli i Tomorit ndaj Ikonesë, një gabim i rëndë që e çon ndeshjen e kuqezinjve në tatëpjetë vetëm pak ditë nga sfida e Champions-it kundër Totenhemit. Gonzalez nuk gaboi nga pika e bardhë, më pas distancat u thelluan dhe Joviç dyfishoi shifrat.

14 MARS, MILAN-SALERNITAN­A 1-1 - Një ndeshje e hapur, me raste nga të dyja palët. I zakonshmi Zhiru mendon të zhbllokojë rezultatin në pjesën e parë, më pas Salernitan­a gjen barazimin në pjesën e dytë me Dianë. Gabim trashanik nga Kalulu, i cili braktis markimin ndaj sulmuesit në aksionin e golit të barazimit. Faji duhet të ndahet me Tomorin, jo shumë i shpejtë në mbylljen e qendrës dhe me Çaun që ndjek lojtarin tjetër në shtyllën e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania