UEFA kërkon letrat e dosjes së “pagave”, Juvja rrezikon 2-5 vite përjashtim nga UEFA
Ceferini zbret në “fushë” dhe nis studimin e çështjes së fshehjes së rrogave
Juventusi po pret me padurim që të dalë përpara Kolegjit të Garancisë, në Komitetin Olimpik Italian, ku do të shpresojë anulimin e vendimit të 15 pikëve pezullim për çështjen e plusvalencave, ndonëse në orët e fundit tensioni në klubin bardhezi sa vjen e shtohet, duke qenë se pavarësisht sesi përfundon kjo çështje, përballja tjetër pritet të jetë edhe më e fortë dhe e rëndë sesa kaq, duke qenë se lidhet me pagesën e rrogave të periudhës dyvjeçare COVID, në të cilën duket se disa pagesa janë bërë në të zezë, për të shfryrë bilanci nga 90 milionë euro të tjera humbje. Ndonëse lidhur me çështjen e plusvalencave ekzistojnë shpresat për një anulim të dënimit, beteja për çështjen e pagave është bërë aq serioze, sa në orët e fundit duket se edhe UEFA është shumë e interesuar lidhur me këtë çështje. Institucioni i drejtuar nga presidenti Aleksandër Ceferini i ka kërkuar prokurorisë së Torinos dokumentet e hetimit të kryer kundrejt parregullsive të Juven
tusit. Sipas “Corriere della Sera”, prokuroria ka në dorëzim dhe i ka dërguar edhe në UEFA një seri dokumentesh aq të bollshme sa kishte kërkuar edhe 20 ditë të tjera për t’i analizuar të gjitha me vëmendje. Gjithsesi, në pritje të prononcimit të gjykatësve që kanë në dorë çështjen e pagave, UEFA gjithashtu
po studion nëse klubi bardhezi ka prekur edhe parimet dhe normat e qeverisë europiane të futbollit, si: “Shkelje e mundshme e rregullave për licencat dhe ‘fair play’-n financiar”. Juventusi dhe UEFA, në verën e kaluar kishin një “marrëveshje zgjidhjeje” të problemit të financave, për periudhën
2018-2022, por nëse UEFA nga ana e saj i kishte dhënë kohë Juves që t’i jepte oksigjen buxhetit të tyre, pa asnjë lloj gjobë apo dënimi dhe në rast se zbulohet se ka fshehur pagat për një periudhë qoftë edhe 1-mujore, atëherë pritet një dënim ekzemplar. Pasojat mund të jenë fatale për sa i përket arenës ndërkombëtare, pasi nëse faktohet se kjo manovër ka ndodhur atëherë mund të shkohet në një dënim nga 2 deri në 5 vite me mospjesëmarrje nga kompeticionet UEFA. Dhe siç e ka tillë, duke menduar sesa para sjell mbi të gjitha Liga e Kampioneve, do të ishte vetëvrasje për “Zonjën e Vjetër”.