Panorama Sport (Albania)

Nga Pogba te Nejmar, ja disa nga yjet me muskujt e kristaltë

Ata kanë humbur një mori me ndeshje, numrat e tyre

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Fenomenë në fushë, por shumë të brishtë ndaj dëmtimeve

shtë turfullues­e kur dikush i shkakton një faull dashakeqës një lojtari si Mesi, Ronaldo, apo edhe Mbape e Haland. Por ndërkohë ka disa të tjerë që në shumicën e rasteve dëmtohen shumë shpesh vete. Po, ndoshta është çështje e një fati të keq, por në disa raste është edhe çështje e një jete jo shumë profesiona­le jashtë fushe, e cila vë në provë të fortë fizikun e tyre, i cili i lëshon në përplasjet apo vrapimet gjatë stërvitjev­e e takimeve. Në vitet e fundit, disa ndër më të kritikuari­t që kurojnë shumë pak fizikun e tyre dhe nuk janë shembullor­e jashtë fushe, kanë qenë Nejmar dhe Pol Pogba. I pari mbylli sezonin dhe është operuar, ndërsa numrat e tij nga viti 2017 e deri më sot flasin për 18 dëmtime, të cilat i kanë kushtuar braziliani­t 146 nga 319 ndeshje në kalendar. Diçka e tillë është fare pak e pranueshme, duke menduar edhe për pagën stratosfer­ike që ka fituar mes Barcelonës dhe PSG-SË, por ky është avantazhi i të quajturit Nejmar, pasi bën dhe sjell para në klub edhe pa luajtur

fare. E njëjta gjë për Pol Pogbanë, i cili mes sezonit të kaluar me Mançester Junajtid dhe këtij aktuali me Juventusin numëron 41 takime të humbura. Muskuj të kristaltë dhe një faturë të majme për klubin e tij ka pasur edhe Osman Dembele. Në radhët e Barcelonës ai ka

pësuar 17 dëmtime duke humbur 112 ndeshje. Një tjetër është Eden Hazard, i ardhur me shumë bujë te Reali i Madridit për të zëvendësua­r figurën e të larguarit Kristiano Ronaldo, por ndërkohë më shumë sesa kundrejt numrave në fushë, ato që mahnitin janë shifrat jashtë fushe: 18

dëmtime, 76 ndeshje të humbura, ose e thënë ndryshe, 500 ditë qëndrimi jashtë fushe. Lista e përpiluar dhe e analizuar nga “Marca” përfshin edhe Van Dajk, Lukas Hernandez, Kutinjo e deri te Kaka, të gjithë fenomenë dhe plot klas në këmbët e tyre, por me muskuj të dobët si kristali...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania