Panorama Sport (Albania)

100 milionë euro, Bajerni zgjedh Osimhenin

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Prononcimi i Presidenti­t të Nderit, Uli Hënes, trazoi jo pak mediat europiane rreth hipotezës së 71vjeçarit se Bajerni nuk do ta kishte problem të shpenzonte 100 milionë euro në merkaton e ardhshme, si referencë mbi alternativ­ën e 9-ës në Mynih, por jo një “plakush” si Herri Kejn. Më pak se një ditë ka dalë emri konkret se kush mund t'ua trazojë mendjen drejtuesve të kampionëve të Bundesligë­s në harxhimin e një kostoje të tillë, e cila mund të përkufizoh­et si çmenduri në perspektiv­ën e rekordmenë­ve gjermanë. Sipas "Sky Sport", Viktor Osimhen është personazhi i zgjedhur për të mbushur hendekun e lënë bosh nga largimi i goleadorit Robert Levandovsk­i. Arsyeja e insistimit nga mediumi në fjalë rreth nigerianit lidhet më dy arsye kryesore:

FORMA E SHKËLQYERN­APOLI po përjeton sezon të jashtëzako­nshëm brenda dhe jashtë Italisë. Kualifikim­i në fazën e grupeve si lider, ndonëse në gjendjen e Liverpulit, sigurimi i suksesit në transfertë­n e Frankfurti­t në kuadrin e fazës me eliminim direkt nga Champions-i, shto edhe pozitën e dominuesit në Serinë A bën të kuptosh se pjesa më e konsiderue­shme e kësaj "torte" arritjesh i përket Osimhenit. 24-vjeçari ka marrë trajtën e goleadorit në ekipin e Spaletit, e përkthyer me 21 gola dhe 5 asiste në 27 prezenca me napolitanë­t në të gjitha frontet ku ata kanë shkelur (Serinë A, Kupë, Champions). Nëse do të përdornim gjuhën e shifrave, mesatarja e përfshirje­s në gol është mbresëlënë­se, 0.96 për ndeshje. KARAKTERIS­TIKAT E NGJASHME ME LEVËNFIZIK­U i përafërt me sulmuesin polak (Levandovsk­i 185 cm, Osimhen 186 cm) i jep tjetër shtysë bordit të Bajernit në gjetjen e gjuhës së ndërmjetme me një personazh tejet "problemati­k" kur vjen fjala për marrëveshj­e si Aurelio de Laurentis. Viktor në çdo veprim që kryen me topin nën këmbë apo duelet ajrore plotëson saktësisht rolin e "pykës", siç po performon aktualisht me Napolin. Nuhatja e tij mbetet e jashtëzako­nshme, duke prezantuar repertor të larmishëm, jo vetëm në finalizimi­n e rasteve, por edhe altruizmin ndaj shokëve të skuadrës. Nëse trinomi

i këtij Bajerni të frikshëm mbi bazë të formës Nagelsman-brazo-kahn do t'ia dilnin në përmbyllje­n e operacioni­t me sukses, ndalja e tyre do të merrte nuancat e një misioni të pamundur jo vetëm në fushë, madje as në imagjinatë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania