Panorama Sport (Albania)

Kualifikoh­et Vllaznia, Partizanin e ndal Qarri

Shkodranët konfirmohe­n ekspertë të Kupës, tani presin shortin

- DENIS LALA

Goli i Mensah nuk mjafton, VAR-I u preu shpresat të kuqve

Vllaznia është gjysmëfina­listja e katërt e Kupës së Shqipërisë. Partizani arriti të fitojë ditën e djeshme me shifrat 1-0, por humbja 3-1 e përballjes së parë në Shkodër ka rezultuar vendimtare. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Mensah, teksa e gjithë ndeshja ishte si një “thriller”. Gol “dhuratë”, raste pafund, pritje ekstreme të Qarrit, rrjetë e anuluar me VAR dhe në fund festë kuqeblu. Shkodranët konfirmohe­n ekspertë të Kupës, teksa do të ndeshen me një mes Tiranës, Egnatias dhe Teutës.

PJESA E PARË – Partizani hyn në fushë me bindjen për të përmbysur dhe që në minutat e para mundohet të sundojë fushën. Por mundësia e parë vjen pikërisht nga Preka, i cili devijon drejt portës krosin e Hotit nga këndi, por nuk gjen dot kuadratin. Në të 22-ën kërcënon Cara me një predhë nga mbi 30 metra, Qarri tregon një pasiguri, por në fund arrin të kontrolloj­ë. Në minutën e 25-të Partizani merr një dhuratë nga mbrojtja shkodrane dhe arrin të kalojë në avantazh. Aksion nga e djathta, me Zunën, që harkon në zonë dhe Bulatoviç ul kokën, duke mos u marrë vesh me Gurishtën, të cilit i përplaset topi në trup dhe shkon si asist për Mensah. Sulmuesi i Partizanit shënon lehtësisht përballë Qarrit dhe 1-0. Pas golit Partizani merr akoma më shumë zemër. Në minutën e 34-t Mensah flirton me golin e dytë. Hoti harkon në zonë dhe Menish devijon me kokë për te Preka, që e ul për Mensah dhe sulmuesi godet fluturimth­i, por topi përplaset në shtyllë.

PJESA E DYTË – Në minutat e para të këtij fraksioni loja sikur balancohet disi. Vllaznia arrin të regjistroj­ë një rast të rrezikshëm me Çobën në të 48-ën me një inkursion personal në krahun e majtë, por goditja e sulmuesit përfundon në shtyllën e jashtme. Pas dy minutash i riu shfaqet sërish rrezikshëm, duke lëvizur mirë dhe goditur, por Rexhepi bën mirë detyrën dhe ndal sferën. Me kalimin e minutave Partizani nis të marrë frerët e lojës dhe të tregohet më i rrezikshëm. Në minutën e 62-të Rrapaj lëshon një predhë nga goditja e dënimit. Qarri grushton sferën, por topi kthehet te Cara, që godet nga afër, por portieri i Vllaznisë bën mrekullinë me devijimin në korne. Pas shtatë minutash është Çoba, që përgjigjet me një goditje nga mbi 20 metra, por gjen përgjigjen e Rexhepit. Në të 83-ën Cara dhe Da Silva kombinojnë në zonë. Ky i fundit

godet dhe Qarri devijon topin në zonë, ndërsa më pas Rrapaj lëshon një predhë, por portieri i Vllaznisë bën sërish mrekullinë, duke evituar golin. Pas vetëm katër minutash vjen goli që çon në peshë të kuqtë, por vetëm për momentin. Cara shënon pas

një aksioni të bukur, por kryesori Barjamaj e anulon për një faull të Da Silvës ndaj Gurishtës. Pas këtij episodi, Partizanit sikur i priten krahët dhe nuk krijon më raste. Gjithçka mbyllet me fitoren e të kuqve, por me kualifikim­in e Vllaznisë në gjysmëfina­le.

 ?? ?? Çast nga ndeshja e djeshme Partizani-vllaznia 1-0 FOTO: F. HAZISLLARI
Çast nga ndeshja e djeshme Partizani-vllaznia 1-0 FOTO: F. HAZISLLARI
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania