Panorama Sport (Albania)

Kolela ironizon VAR-IN: Shpresoj të jenë precizë edhe me rivalët

Trajneri i Partizanit: Peng ndeshja e parë

-

Partizani u kujtua vetëm në ndeshjen e dytë dhe pavarësish­t se fitoi me shifrat 1-0 me golin e Mensah, nuk arriti të shmangë eliminimin për shkak të humbjes 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Trajnerin e të kuqve, Xhovani Kolela, e ngushëllon paraqitja e mirë e lojtarëve, që u aktivizuan në këtë ndeshje. Italiani nuk i kursen ironitë dhe kritikat për gjykimin, veçanërish­t për VAR-IN. Përveç fatit, çfarë tjetër i mungoi Partizanit në këtë ndeshje?

Na mungoi vetëm një gol më shumë duke parë që në ndeshjen e parë humbëm me rezultatin 31. Këto janë përballje që luhen më dy ndeshje, vajtje-ardhje. Sot bëmë shumë mirë, por nuk e bëmë këtë në sfidën e parë në Shkodër. Përse vendosët të bënit rrotacion në një ndeshje kaq vendimtare?

Fjala rrotacion është fraza e duhur, duke parë që pas ndeshjes me Vllazninë unë deklarova se kisha disa lojtarë me shumë minuta në këmbë dhe mendova që të aktivizoja lojtarët e tjerë që kam në stol. Të gjithë ata që luajtën sot më dhanë përgjigje shumë pozitive. Pasi e patë të përsëritur golin e anuluar të Carës, jeni dakord me vendimin e gjyqtarit? Për sa i përket trupës së VAR-IT mendoj se duhet t’i bëj kompliment­e, sepse për episodet e Partizanit ata janë shumë precizë. Kanë qenë gjithmonë shumë të zotë jo vetëm në këtë episod, por edhe në raste të tjera. Urojmë që në VAR të jenë precizë dhe të saktë edhe për sa i përket ndeshjeve të ekipeve të tjera.

Çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Mos Partizani ka tashmë mundësinë të përqendroh­et tërësisht te kampionati dhe kjo mund ta bëjë disi më të lehtë rrugën për te titulli? Pozitive është një frazë shumë e madhe, sepse dihet se kur eliminohes­h nga një kompeticio­n nuk mund të thuash se është diçka pozitive. Por duke parë paraqitjen e skuadrës dhe periudhën më të madhe të kohës që do të kemi për të përgatitur ndeshjet e mbetura, mendoj se është në rregull.

Cili është pengu juaj në këto tri ndeshje me Vllazninë?

Pa dyshim ndeshja e parë e Kupës nuk më ka pëlqyer, pasi nëse atje do të bënim diçka më mirë, sot do të kishim një tjetër rezultat në Kupë. Por të shikojmë fillimisht anët pozitive dhe të ecim përpara.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania