Panorama Sport (Albania)

Egnatia eliminon Laçin dhe bën historinë në Kupë

Rrogozhina­sit, për herë të parë në gjysmëfina­le

- FATMIR EFICA

Vendosin Kasa dhe dopieta e braziliani­t Fernando

Egnatia prek historinë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova kualifikoh­et për herë të parë në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë dhe këtë e bën pas një fitoreje 3-0 me Laçin, në fushën e këtyre të fundit. Kurbinasit tronditen për situatën që ndodhen, teksa edhe në kampionat janë në pozita jo komode. Rrogozhina­sit tregojnë edhe një herë formën e mirë, ku bindin edhe në lojë. Mesfushori Fernando ka qenë autor i dy golave dhe Redi Kasa, i cili ka shënuar një gol mjaft të bukur pas asistit të Duamenës.

PJESA E Parë-ndeshja ka nisur me rast për vendësit, aty ku Shkurtaj tenton nga brenda zonës me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Rasti i parë i artë do të vinte në të 12-ën, ku një aksion i kurbinasve nxjerr Shkurtajn, i cili nuk tregohet i saktë dhe topi shkon te Ziko, i cili godet lehtë dhe në vijë fatale, Sherri ka mundësinë që ta largojë. Kundërsulm i shpejtë nga Egnatia me Xhekson që godet, por përgjigjet Selmani. Në minutën e 20-të do të zhbllokohe­j rezultati. Fernando lëshon një të majtë potente, me topin që përplaset te Velkoski dhe mashtron Selmanin duke u futur në rrjetë. Lëviz Laçi dhe kërkon barazimin. Dëmtohet Agbekpornu dhe në fushë hyn Mëllugja. Një këndore në zonë dhe Velkoski kërcen duke goditur me kokë, por haset me reagimin e Sherrit që lë topin aty dhe Ujka godet nga fare pranë dhe mesa duket fati është me Egnatian, pasi topi përplaset në trupin e portierit. Kështu mbaron edhe pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Mazrekaj zë vendin e Babatundes, por 10 minuta më vonë, Laçi do të merrte goditjen e dytë. Duamena nxjerr bukur nga e djathta Redi Kasën, i cili mjeshtëris­ht godet topin dhe ndëshkon Selmanin. Laçi nuk ka forcë dhe në të 66-ën pëson edhe golin e nokautit. Një kundërsulm, nxjerr Duamenën të lirë në të djathtë, me sulmuesin që pason në qendër dhe Paulauska hap këmbët duke mashtruar mbrojtësin kurbinas, dhe topi del te Fernando, i cili qetësisht me të djathtën gjen golin e tretë i ndihmuar edhe nga shtylla. Guindo ka një mundësi në të 75-ën për të ngushtuar disi diferencën, por nga fare pranë nuk mposht dot Sherrin. Tri zëvendësim­e nga Tetova dhe po ashtu ndryshime bën edhe Mezani, me lojën që

në minutat e mbetura nuk ndryshon asgjë. Egnatia shkon në gjysmëfina­le për herë të parë dhe duhet të njohë kundërshta­rin e radhës, mes Vllaznisë, Teutës dhe Tiranës. Ndërkohë Laçi zhytet në krizë të thellë, teksa nuk fiton prej shtatë ndeshjesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania