Panorama Sport (Albania)

La Shqipërinë për grekët, FIFA bllokon Ndojin

- KRISTI SEJATLLARI

Andreas Ndoj nuk mund të debutojë me ko mbëtaren greke këtë muaj. Shqiptari me origjinë nga Shkodra u bë çështje pak kohë më parë, duke refuzuar ekipin përfaqësue­s shqiptar për të kaluar te fqinjët grekë, aty ku i duhet të presë ende për të luajtur, pasi nuk është grumbullua­r nga trajneri Gustavo Pojet, për shkak të problemeve të dokumentac­ionit që FIFA ka nxjerrë për mbrojtësin, i cili luan për fanellën e Olimpiakos­it, ashtu siç raporton edhe "gazeta.gr".

ÇËSHTJA - Disa muaj më parë, pasi luajti për Shqipërinë U-21, Ndoj refuzoi që të vazhdonte të përfaqëson­te ngjyrat kuqezi dhe dëshira e tij ishte që të kalonte te Greqia. Pas këtij vendimi, lojtari nuk u komunikua më nga FSHF-JA dhe vazhdoi karrierën e tij. Por teksa pritej përfshirja në listën e kombëtares greke për ndeshjet e këtij muaji, FIFA nuk i ka dhënë dakordësin­ë ende për kalimin sërish te Greqia. Kjo për shkak se FIFA e lejon maksimumi dy herë ndryshimin e kombëtares, por për Andreas Ndojin kjo është hera e tretë që bën një kërkesë.

NDRYSHIMET E NGJYRAVE- Pasi u grumbullua nga ekipi U-17 i Shqipërisë, Ndoj kërkoi leje për të kaluar te Greqia U-17 dhe kjo gjë u aprovua nga FIFA, ndërkohë kërkesa e dytë ishte kalimi nga Greqia U-19 te Shqipëria U-21 gjatë vitit të kaluar,

kërkesë që sërish u aprovua. Por, me ndryshimin e mendimit për përfaqësim­in e Kombëtares që Ndoj bëri pak muaj më parë, gjatë këtij viti, 20-vjeçari kërkoi sërish leje për të luajtur për Greqinë dhe kjo është kërkesa e tretë, ndërkohë që FIFA e lejon dy herë. Mirëpo, siç duket, çështja

në lidhje me letrat e nevojshme që ai duhet të ketë për t'u regjistrua­r dhe luajtur me grekët nuk është zgjidhur. Ende mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin, por ajo që dihet e sigurt është se këtë muaj ai nuk do të zbresë në fushë me kombëtaren greke.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania