Panorama Sport (Albania)

Temitope “snobon” rivalët: Sezoni është në dorën tonë

“Mjafton të fitojmë, s’na intereson Flamurtari-dinamo”

- LLAZI SARO

SKËNDERBEU/ Flet njeriu-gol: Kujdes me Besëlidhje­n

Skënderbeu nuk ka më në plan që ta lëshojë kreun. E megjithatë, e dinë që tani fillon pjesa më e vështirë për ta. Duhet të mbajnë presionin dhe përballojn­ë mirë 630 minutat e mbetura të Kategorisë së Parë. I këtij mendimi është edhe Abdul Temitope, sulmuesi kryesor i korçarëve. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, nigeriani me pasaportë irlandeze ka analizuar gjithçka që ka ndodhur deri në këtë pikë të garës dhe porosive që i ka lënë trajneri.

Abdul vazhdon të shënojë, duke u konfirmuar si njeriu-gol i Skënderbeu­t. I kënaqur?

Pa dyshim që jam i kënaqur, pasi në fund të fundit sulmuesi matet me gola. Ky është objektivi im personal. Natyrisht që kur golat përkthehen në rezultate pozitive është shumë herë më mirë. Na lind për detyrë që të vijojmë kështu dhe do të mbajmë këtë ritëm deri në fund të kampionati­t.

Fituat, por vuajtët me Tomorin...

Të rëndësishm­e në këtë moment janë pikët, qoftë edhe kur luajmë keq. Mjafton t’i marrim të plota në çdo takim dhe jemi brenda objektivit. Normalisht që kishim detyrim fitoren, pasi vinim nga një barazim në transfertë dhe duhet të kishim forcën e reagimit. Mbi të gjitha rezultati është ai që na duhet në këto javë të mbetura.

Trajneri zhvilloi me urgjencë një analizë pas kësaj ndeshjeje. Çfarë është diskutuar?

Nuk ka qenë urgjente, por diçka rutinë. Kështu ndodh pas çdo takimi. Ato që diskutohen mbeten në dhomë, por normalisht është një analizë për të parë se ku kemi pasur problem dhe çfarë na mbetet apo na lind si detyrë për të rregulluar në ndeshjet në vijim.

Sfida e radhës ju çon në Lezhë. E vështirë?

Çdo ndeshje nga tani e në fund është e vështirë dhe kërkon përqendrim maksimal, por edhe interpreti­m me përgjegjës­i në çdo takim. Besëlidhja nuk është një takim që duhet të shihet nga renditja, por nga problemet që mund të na shkaktojë në fushë.

Çfarë kujtoni kur përmendet Besëlidhja?

Besëlidhja na ka mohuar dy pikë në barazimin që na mori në Korçë, ndaj edhe për këtë duhet të jemi të përqendrua­r për të bërë një interpreti­m ndryshe nga ajo ndeshje e fazës së parë.

Këtë javë Flamurtari dhe Dinamo përplasen mes tyre. Një opsion i mirë për t’u shkëputur?

Ne duhet të shohim vetëm ndeshjet tona, pa menduar shumë për kundërshta­rët dhe çfarë bëjnë ata në ndeshjet e tyre. Ne jemi në kryesim të kampionati­t tashmë dhe nëse fitojmë ndeshjet tona nuk do të na interesojë se çfarë bëjnë kundërshta­rët. Në këto kushte sezoni është vetëm në dorën tonë.

 ?? ?? Abdul Temitope, sulmuesi 27-vjeçar i korçarëve
Abdul Temitope, sulmuesi 27-vjeçar i korçarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania