Panorama Sport (Albania)

Flamurtari-partizani, finalja e Ligës Unike

Shpërthen trajneri i Prishtinës, Shatri: Arbitrim skandaloz

- ERMAL SIKA

BASKET/ Spektakël dhe polemika në aktiviteti­n mbarëkombë­tar

Flamurtari-partizani është finalja e madhe e Ligës Unike 20222023. Vlonjatet dhe të kuqet kaluan dje me sukses provat e gjysmëfina­leve, duke mundur respektivi­sht Prishtinën dhe Bashkimin. Por dita e parë e fazës “Final 4” të aktiviteti­t mbarëkombë­tar të basketboll­it për femra që po mbahet në Vlorë është shoqëruar gjithashtu edhe me tension e polemika të forta, teksa trajneri i Prishtinës, Fidan Shatri, tentoi të konfrontoh­ej me arbitrat, për të shpërthyer më pas në akuza.

FLAMURTARI-PRISHTINA – Ashtu sikurse pritej, takimi mes vlonjateve dhe prishtinas­eve kampione në fuqi të Ligës Unike, rezultoi një betejë e fortë. Në periodën e parë Prishtina ishte më mirë, ndërsa vendëset gabojnë shumë në sulm, kurse 10minutësh­i mbyllet me avantazhin 15-21 të mikeve. Flamurtari nis të fitojë terren, teksa skuadra e trajneres Elona Hasanaj e fiton periodën e dytë 20-18, ndërsa pjesa e parë mbyllet 35-39 për kosovaret. Çereku fitohet nga Prishtina 19-21, e cila kryeson pas 30 minutash lojë rezultati 54-60. Në periodën e fundit Flamurtari­n e rrit ndjeshëm ritmin, sidomos në fazën sulmuese, ndërsa pas disa minutash shifrat do të shkonin në 6969. Vlonjatet kalojnë sërish në avantazh 74-69 dhe jepet teknikë për stolin e Prishtinës. Trajneri Fidan Shatri tenton të kapet fizikisht me gjyqtarin, Ervin Koçi, ndërsa krijohet kaos në parket. Ekipi i Prishtinës largohet nga fusha, teksa kishin mbetur për t’u luajtur edhe 2 minuta lojë. Por pas gati 10 minutash, kosovaret rikthehen për të luajtur minutat e mbetura, ndërsa pas vendimit të gjyqtarëve trajneri i

Prishtinës, largohet nga stoli. Gjithçka mbyllet me fitoren 83-74 të skuadrës vlonjate që siguron kalimin për në finale. Pas ndeshjes, trajneri Fidan Shatri ka shpërthyer me akuza të forta për gjykimin: “Ky nuk është basketboll. Ishte skandaloze. Nuk mund të fitohet

ndeshja me shtatë lojtarë në fushë. Kjo është e turpshme për basketboll­in. Gjykimi ishte skandaloz dhe shumë i hapur kundër nesh. Kaq mund të them, s’di çfarë të them tjetër në këtë situatë si shkoi ndeshja”, deklaroi Shatri për “Panorama Sport”.

BASHKIMI-PARTIZANI – Gjysmëfina­lja e mbrëmjes mes skuadrës nga Prizreni dhe kryeqyteta­seve ishte mjaft e bukur, duke dhuruar emocione nga fillimi e deri në fund. Bashkimi pati një epërsi të lehtë në periodën e parë, të cilën e fitoi 18-16. Në periodën e dytë të kuqet e trajneres Eliverta Bujari luajnë më mirë, për ta fituar këtë 10-minutësh 13-18, duke shkuar në pushim me avantazhin 3134. Edhe perioda e tretë flet për Partizanin, që fiton 16-19 dhe thellon në 47-53 pas 30 minutash. Por kosovaret reagojnë në çerekun e fundit, me lojën që bëhet dramatike, teksa Bashkimi kryeson 60-59 kur duhen pak sekonda nga sirena përfundimt­are. Por me një gjuajtje të saktë për 3 pikë kur kishin mbetur edhe 5 sekonda lojë, Rahema Franklin përmbys 60-62 për Partizanin, duke bërë që në parket të shpërthejë festa e të kuqeve, të cilat i gëzohen suksesit të merituar. Sot do të jetë dita e finaleve, teksa fillimisht në orën 16:00 do të luhet sfida për vendin e tretë ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ndërsa në orën 19:00 do të jetë radha e finales së madhe, të derbit mes dy ekipeve të Shqipërisë, Flamurtari­t dhe Partizanit.

 ?? ?? Momenti i tensionit, kur trajneri Shatri shpërthen ndaj gjyqtarit
Momenti i tensionit, kur trajneri Shatri shpërthen ndaj gjyqtarit
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania