Panorama Sport (Albania)

NOTAT E REALIT

-

KURTA 6.5 - I thotë jo Nunez pas pak minutash, e bën sërish në një goditje të uruguaiani­t. Pjesa tjetër e takimit është e qetë për portierin belg.

KARVAHAL 6 - Jo shumë i saktë. Shpesh ai i e gjen veten duke u sulmuar nga të kuqtë dhe duke vuajtur pak. Në pjesën e dytë merr masat. Nga 86' LUKAS VASKEZ - pa notë.

MILITAO 6.5 - I përpiktë në mbyllje, kombinohet mjaft mirë me Rydiger. Mesa duket Ançeloti e ka gjetur dyshen e re në qendër të mbrojtjes.

RYDIGER 6.5 - E nis keq, duke i mundësuar një aksion të rrezikshëm Liverpulit. Ai kompenson veten me kalimin e minutave, duke sakrifikua­r veten dhe duke u kthyer në një mur.

NAÇO 6 - Detyra e tij ishte të limitonte depërtimet e Salahut dhe në përgjithës­i ai arrin ta kryejë misionin e tij, ndonëse duke vuajtur jo pak në pjesën e parë të takimit.

KROS 6.5 - Cilësi dhe substancë, dy fjalë që mund të përshkruaj­në punën e gjermanit. Ai bën pak ose aspak gabime, kalibron topa të gjatë dhe shmang kundërsulm­et angleze. Nga 84' TÇUAMENI - pa notë.

KAMAVINGA 6.5 - Ançeloti e preferon atë në vend të Tçuamenit si titullar dhe francezi ia shpërblen me një paraqitje mjaft të mirë. Elegancë, personalit­et dhe këmbë të shkëlqyera. Meritonte golin, por gjeti traversën.

MODRIÇ 6 - Nuk është ai i ndeshjes së parë, por edhe pse jo në mbrëmjen e tij më të mirë, gjithnjë arrin të nxjerrë diçka të vlefshme. Nga minuta 82' SEBAJOS - pa notë.

VALVERDE 6 - Shpesh kthehet prapa, duke i dhënë një dorë mbrojtjes. Është i kudondodhu­r në krahun e djathtë.

BENZEMA 6.5 - Edhe kur duket se kjo është një mbrëmje jo, Karim Benzema është aty i kudondodhu­r. Është ai që vë vulën në fitoren e njëmbëdhje­të ndaj Liverpulit. Nga 82' RODRIGO - pa notë.

VINICIUS 6.5 - Kalon në një sekondë nga rënia një hap larg portës në shërbimin e asistimit të fitores për Benzemanë. Është kartolina e lojës së tij, e cila e sheh atë pothuajse të kënaqur me aftësinë e tij për të shmangur kundërshta­rin. Është pa dyshim një gjemb në këmbë për kundërshta­rët që pothuajse gjithmonë luftojnë për ta ndalur.

Nga 84' ASENSIO - pa notë.

KARLO ANÇELOTI 6.5 - Ai jo vetëm që menaxhon epërsinë e madhe të ndeshjes së parë, por përpiqet ta fitojë ndeshjen dhe në fund ia del. Misioni u realizua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania