Panorama Sport (Albania)

NOTAT E LIVERPULIT

-

ALISON 7 - Dy superpritj­e, e para ndaj Viniciusit dhe pastaj me ndihmën e traversës i thotë jo edhe Kamavingës. Nuk mund të bëjë dot asgjë në rastin e golit të Benzemasë.

ARNOLD 5 - Çfarë vuajtjesh për mbrojtësin e djathtë të Liverpulit, i cili humbet duelin me Viniciusin dhe driblohet gjithnjë nga sulmuesi brazilian.

KONATE 5.5 - Tregon muskujt në përballjen me Viniciusin, një nga pak lojtarët që nuk përfundon në shtrydhëse­n e braziliani­t. Por njollos paraqiten e tij te goli i Benzemasë.

VAN DAJK 5 - Pas një ndeshjeje të mirë, përgjumet te topi filtrues i Kamavingës nga ku lind goli i Benzemasë. Humbet edhe duelin me Viniciusin.

ROBERTSON 5.5 - Mungon shumë në korsinë e majtë. I ndrojtur dhe i kontraktua­r, skocezi nuk arrin kurrë të shoqërojë aksionin sulmues të anglezëve

(Nga 92' Cimikas, pa notë).

FABINJO 6 - Bën një paraqitje të mirë përpara mbrojtjes. Ndërhyn gjithnjë pastër. Të paktën paraqitja e tij nuk mungoi.

MILNER 6.5 - Shpëton një gol të sigurt të Modriçit. Bllokon kroatin përpara se të dërgonte topin në rrjetë. Bllokon edhe shumë prej sulmeve të Realit

(Nga 74' Çembërlein, pa notë).

SALAH 5 - Duhet të ishte mbrëmja e tij, duhej versioni më i mirë i Salahut për të tentuar përmbysjen. Kërkohet shpesh nga shokët, por nuk gjen kurrë ritmin e duhur. Mungesë e pajustifik­uar.

GAKPO 5 - I aktivizuar fillimisht sulmues, pas shpatullav­e të Zhotës. Bujar edhe në ndihmën që i jep mesfushës, por mungon atje ku duhet të ishte, në ofensivë (Nga 92' Karvajo, pa notë).

NUNJEZ 6 - Merr një notë të mjaftueshm­e dhe në pjesën e parë ka rastin për të shënuar golin. I vetmi që shkund skuadrën e tij (Nga 57' Firmino 5 - Ndeshja e tij e fundit në Champions me fanellën e Liverpulit nuk lë gjurmë. Luan shumë pak topa).

ZHOTA 5 - I aktivizuar në mënyrë surprizë titullar për t'i dhënë shtysë manovrës ofensive, një lëvizje që nuk bën asnjë diferencë. Fshihet pas fanellave të mbrojtjes së Realit dhe kurrë i rrezikshëm (Nga 57' Eliot 6 - Mosha e tij e re mund t'i japë pak freski manovrës së Liverpulit të shuar).

TRAJNERI KLOP 5 Shpresonte te një gol i shpejtë, por përmbysja ishte një mision i pamundur. Katër sulmuesit që aktivizoi titullarë u bllokuan nga Reali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania