Panorama Sport (Albania)

Përbindësh­i Haland shënon pafund, Sevilja viktima e tij

Në 25 takime në Champions ka mundur të shënojë 33 gola

-

Ajaksi dhe Siti, dy klubet të cilave nuk u ka shënuar

Kur Mançester Siti e bleu Erling Halan din verën e kaluar nga Dortmundi, “Qytetarët” e dinin fare mirë se çfarë po afronin. Pep Guardiola priste të kishte në shërbim të tij një makineri golash dhe norvegjezi nuk e ka zhgënjyer. Në sezonin e tij të parë te Mançester Sitit, kur mbeten dhe shumë javë nga fundi i sezonit ai ka vendosur një rekord, teksa ka mundur të shënojë 39 gola, 10 prej të cilëve në Ligën e Kampioneve. Me pesë golat e shënuar të martën në mbrëmje kundër Lajpcigut në Champions ai ka futur veten në librat e historisë, duke barazuar Lionel Mesin (kur luante me Barcelonën) dhe Luiz Adrianon (luante me Shahtjor Donjetsk). Takimi kundër Lajpcigut në Ligën e kampioneve ishte i 25ti për të me Salcburgun, Dortmundin dhe Mançester Sitin, tri skuadrat e tij në Europë. Në këto 25 takime, ai ka mundur të shënojë 33 gola dhe të mendosh që është vetëm 22 vjeç. Që tani ai ka nisur të thyejë rekordet e parë dhe nëse vijon me këto ritme rekordet do të bien një e nga një. Për momentin ai është golashënue­si i 19-të më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve,

duke lënë pas krahëve lojtarë që e kanë fituar këtë trofe si Samuel Eto, Kaka, e me radhë të tjerë si Grizman e Uejn Runi. Të radhës për t’u kapërcyer prej tij janë Kavani, Aguero e Del Piero. Haland është përballur me 14 skuadra të ndryshme në Ligën e Kampioneve. Aventurën e tij në Champions e nisi me Salcburgun në vitin 2019, për të vijuar me Dortmundin

dhe që nga viti 2022 me Sitin. Ai është përballur me 14 rivalë të ndryshëm në Champions, ku viktima e preferuar është Sevilja, të cilës i ka shënuar 6 gola. Të vetmet skuadra të cilave ai nuk ka mundur t’i shënojë janë Ajaksi dhe pikërisht skuadra e tij aktuale Mançester Siti. Kundër Sitit ai ka luajtur me fanellën e Dortmundit në vitin 2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania