Panorama Sport (Albania)

Frankfurti i vë zjarrin, Napoli hakmerret në fushë

Dopieta e Osimhen dhe Zielinski përkulin miqtë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ultrasit gjermanë shkaktojnë trazira, por eliminohen

Rishkrimi i historisë duket se është mis ioni i Luçiano Spaletit në Napoli, madje edhe në Itali dhe në Europë. Kryesuesit e Serisë A, më saktë skuadra që po pret vetëm matematikë­n për t’u shpallur kampione është madhështor­e edhe në Europë, duke qenë se rekordeve në Itali po i shtojnë edhe të tjera në Champions, ku ndeshje pas ndeshjeje jo vetëm po bëhen më të frikshëm, por nuk kanë frikë që të renditen edhe si pretendent­e për suksesin final. Por nëse deri atëherë ka ende shumë prova për të kaluar, Napoli tregoi se të paktën nuk i trembet as flakëve që u shkaktuan nga tifozeria ultrase e Frankfurti­t përpara ndeshjes, e cila për gati dy orë shkaktoi trazira të rënda, theu lokale dhe u vuri flakën makinave të policisë, ndonëse në fund u kthyen të mposhtur dhe të asfaltuar nga skuadra e Spaletit, e cila u hakmor bindshëm në fushën e lojës. Heroi i sezonit të të kaltërve, Viktor Osimhen, nderoi edhe njëherë tjetër emrin e madh të stadiumit ku u luajtur sfida e djeshme, me “Diego Armando Maradonën”

e mbushur sërish në maksimum, i cili shijoi një tjetër natë magjike. Bomberi nigerian vulosi suksesin 3-0 me një tjetër dopietë, ndërkohë që pati festë edhe për Zielinskin, i cili u tregua i saktë nga 11 metrat. Pas 180 minutave lojë, rezultati i

përgjithsh­ëm 5-0 e bën Napolin një kundërshta­r shumë të rrezikshëm për 7 skuadrat e tjera të mbetura në garë për Ligën e Kampioneve, të cilat do të presin shortin të premten, për një çerekfinal­e, që në Napoli do të shijohet si një tjetër natë feste...

 ?? ?? Rrugët e Napolit në flakë pas përplasjev­e
Rrugët e Napolit në flakë pas përplasjev­e
 ?? ??
 ?? ?? Osimhen feston një nga golat e fitores
Osimhen feston një nga golat e fitores

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania