Panorama Sport (Albania)

Inter, Champions-i shpëton një nga yjet

- Përgatiti: NISLI GJINI

Mbërritja në çerekfi nale ishte një objek tiv i paimagjinu­eshëm për Interin në verë, kur u mësua shorti i Champions League. Ai që u cilësua si grupi i vdekjes me Bajern Mynihun dhe Barcelonën pjesë të tij, përveç Viktoria Plzenit, rezultoi i tillë për katalanasi­t, ndërkohë që zikaltrit po vazhdojnë ende rrugëtimin e tyre në këtë kompeticio­n. Por përveç prestigjit nga ana sportive, sigurisht që kjo arritje ka qenë një ndihmë shumë e madhe për arkat zikaltër, që po ashtu nuk parashikoh­ej të mbusheshin si pasojë e Champions League. Jo më kot, vetë Xhuzepe Marota kishte deklaruar se në preventivi­n e bilancit të tyre, ishin parashikua­r vendi i tretë në grup dhe rrjedhimis­ht shumë më pak të ardhura. E ndërsa jemi te të ardhurat, në llogaritë zikaltër do të shkojnë rreth 20 milionë euro nga faza e çerekfinal­eve. UEFA do të shpërblejë Interin me 10.6 milionë euro për kualifikim­in, një vlerë, së cilës do t'i shtohen sigurisht të ardhurat nga shitja e biletave për ndeshjen në shtëpi dhe paratë nga sponsorët e "market pool", paratë që priten ta kalojnë shumën totale përtej 20 milionë eurove totale.

YJET - Me llogaritë që po

marrin frymë, një tjetër ajër pritet të ndihet edhe në merkaton e verës, aty ku skenarët mund të ndryshojnë. Sigurisht që tek Interi janë të vetëdijshë­m se gropat ekonomike që mund të mbushen me ato 20 milionë euro janë të shumta, por ndikimi primar pritet te merkatoja dhe kryesisht tek ajo në dalje. Nevoja për të arkëtuar ka detyruar drejtuesit të mendojnë shitjen e lojtarëve të rëndësishë­m, me Denzel Dumfrisin dhe Marselo Brozoviçin

si emrat më të lakuar. Holandezi ka një listë të gjatë adhuruesis­h në Angli, aty ku Mançester Junajtid, Çelsi e Arsenal po monitorojn­ë situatën e tij. Mbrojtësi i djathtë po rifiton dalëngadal­ë formën dhe kjo mund ta rikthejë edhe një herë në 40-50 milionë euro vlerën e tij të kartonit. Nga ana tjetër, Brozoviçi ndiqet Real Madridi e Barcelona dhe 3040 milionë eurot që mund të vijnë nga shitja e tij, janë parë si zgjidhja e duhur për financat. Të dy janë nxjerrë në merkato

nga Interi, edhe pse jo zyrtarisht, por tashmë drejtuesit mund të bëjnë një hap pas dhe të mos heqin dorë nga të dy. Pritshmëri­të për secilin janë të mëdha dhe mbushja e arkave falë ecurisë në Champions dhe kompeticio­ne të tjera, u jep një asist drejtuesve për të sakrifikua­r vetëm njërin prej tyre. Më i rrezikuari është Dumfris, por deri në hapjen e merkatos në 1 korrik dhe me fundin e rrugës në Champions që ende nuk dihet, gjithçka mund të ndodhë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania