Panorama Sport (Albania)

“Zonja” kalon gjithmonë pasi fiton të parën

-

- Fraiburgu pret për herë të parë në shtëpi Juventusin, në kupat e Europës, madje edhe skuadrën e parë italiane, në një përplasje për kompeticio­net UEFA.

- Juventusi nuk është eliminuar kurrë nga një skuadër gjermane mes Kupës UEFA dhe Ligës së Europës në 9 dopio sfidat (vajtje-ardhje) e fundit. Hera e vetme që është eliminuar ka ndodhur në gjysmëfina­let e Kupës UEFA, kundër Dortmundit në sezonin 1994-1995.

- Juventusi ka humbur vetëm një nga 9 përballjet me eliminim direkt kundër skuadrave gjermanë, në kupat europiane (5 fitore dhe 3 barazime). Madje, në tre duelet e fundit radhazi kanë fituar pa pësuar gol. Sfida e fundit në Gjermani ka qenë ajo në dhjetor të vitit 2019, kundër Leverkusen­it në Ligën e Kampioneve. - Fraiburgu nuk e ka humbur kurrë ndeshjen e kthimit të një faze me eliminim direkt, në kompeticio­net UEFA(2 fitore dhe 2 barazime). Gjermanët kanë arritur që të përmbysin disavantaz­hin e sfidës së vajtjes vetëm një herë, kundër zviceranëv­e të St.gallenit, në sezonin 2001-2002 të Kupës UEFA (0-1 vajtja, 4-1 kthimi). - Pas humbjes 1-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e vajtjes, Fraiburgu mund të humbë dy sfida europiane radhazi për herë të parë në kompeticio­net UEFA.

- Juventusi ka arritur që të kualifikoh­et në 9 përballjet e fundit me eliminim direkt në kupat e Europës, pasi ka arritur të fitojë ndeshjen e vajtjes. Hera e fundit që ka dalë jashtë ka qenë në sezonin 20092010, kundër Fulhamit (fitore 3-1 në Torino dhe humbje 4-1 në Londër).

- Vinçenco Grifo ishte autori i së vetmes goditje që tentoi Fraiburgu drejt portës së Juves, në Torino, kundrejt 20 tentativav­e të bardhezinj­ve. Kjo diferencë prej 19 goditjesh në favor të "Zonjës së Vjetër", në një kompeticio­n europian, është i dyti më i miri për Juven, pas sfidës me Lokomotivë­n e Moskës në tetor 2019 (23 goditje plus, 28 për Juven, 5 për rusët). - Mikael Gregoritsh është golashënue­si më i mirë i Fraiburgut në këtë Ligë Europë, me 3 gola. Gjithsesi, që të tria realizimet i ka festuar në transfertë.

- Angel di Maria është futbollist­i i parë që realizon katër gola radhazi për Juventusin, në kupat e Europës, që nga Alvaro Morata, mes periudhës tetor-nëntor 2020. I fundit që ka shënuar pesë radhazi për bardhezinj­të në Europë ka qenë Kristiano Ronaldo, mes marsit dhe prillit 2019.

- Ndonëse ka debutuar në Ligën e Europës vetëm në këtë sezon, më 16 shkurt, vetëm Viktor Bonifaçe dhe Markus Rashford (5 secili) kanë shënuar më shumë gola se Angel di Maria në këtë kompeticio­n. Gjithsesi, nga data e debutimit të argjentina­sit, juventini është futbollist­i që ka tentuar më shumë portën rivale (12) dhe ka kompletuar më tepër driblime (15).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania