Panorama Sport (Albania)

Skema, ja si Nagelsman po e “modifikon” Bajernin

Shpejtësia nga krahët me përparësi, por jo të gjithë të lumtur

- Përgatit: SAIMIR MBËRSI

Trajneri thyen tabunë taktike të ndërtuar nga Van Gali

Suksesi” ka qenë dhe është pjesë e pan dashme e Bajernit në futboll, pavarësish­t se vitet kalojën ata ngelen të njëjtët në përzgjedhj­en e kësaj “menyje” speciale. Supremacia e bavarezëve rrjedh nga politikat drejtuese, aty ku çdo personazh merr rol specifik. Megjithatë puna e trajnerit i vendos të gjithë faktorët dytësor në provë, fitorja në fushën e blertë. Dekada e fundit është shoqëruar jo vetëm me një Bajern “diktator” kur vjen puna te triumfi brenda Gjermanisë, sigurisht edhe “regjimin” e bazës taktike me skemën 4-23-1. Por kush i hodhi themelet e rreshtimit në fjalë dhe çfarë ndryshoi Nagelsmani së fundmi te gjigandët nga Mynihu në spektrin e modulit.

NDIKIMI I VAN Galitzbark­imi i Luis van Gal në krye të rekordmenë­ve gjermanë në vitin 2009 do të mbillte farën e sistemit 4-2-31, e cila ende ka lënë hije. Trajner të ndryshëm do ta pasonin Van Galin, por rreshtimi nuk do të pësonte ndryshim, i cili kishte marrë nuancat e një “kornize fikse”, pavarësish­t ngjyrave përbërëse në to (lojtarëve)

GJENIALITE­TI I NAGELSMANI­T-NISJA me rezultate negative në vitin 2023 do të shërbente si pika e kthesës në planet e Julianit mbi for

macionin. Reparti difensiv përbënë “ajkën” e revolucion­it bavarez, i ndryshuar nga 4shja klasike me 3 kolona qendrore, ku Pavar-upamekanod­e Ligt e realizojnë më së miri. Shpejtësia e Dejvisit nga majta dhe Kanselo nga krahu tjetër u pozicionua­n në rolin e “vaksinës” me krosimet nga anësoret, mbështetur nga trinomi Musiala-koman-sane. Joshua Kimish mori detyrën lidhës mes dy reparteve ekstreme, por që e lë jashtë Goreckën. Çupomoting dhe Myler me misionin e udhëheqësi­t qëndrojnë në krye të sulmit me detyrën shtytëse dhe goditëse në zonën mike. Goleadat e fundit dhe loja spektakola­re i ka dhënë të drejtë Nagelsmani­t të cilësohet si “revolucion­ari” i Bajernit të pamëshirsh­ëm në çdo front që shkel. Përveç Leonit, Gnabri, Herandez e Mazraui mbeten jashtë titullarëv­e. Serzh mbetet në balotash me Kanselon,

megjithatë "raketa" luzitane nuk mund të krahasohet në sprint, çka nënkupton pranimin e pankinës. Ndërsa Mazraui fillimisht duhet t'i rikthehet gjendjes optimale pas problemeve me zemrën, e ku e detyruan marokenin të qëndronte jashtë. E njëjta tablo vlen edhe në situatën e Lukas Hernandez. Transferim­i më i shtrenjtë në historinë e Bajernit e ka "harruar" fushën e blertë dhe termi "rezervë" nuk do të kalojë lehtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania