Panorama Sport (Albania)

Sinjale rikthimi për dy titullarë, Nikaj: Shkojmë pa presion në Lezhë

-

injale rikthimi te Skënderbeu. Në prag të ndeshjes me Besëlidhje­n, korçarët marrin lajme të mëdha. Ardit Nikaj dhe Hektor Idrizaj i janë bashkuar grupit në stërvitje dje. Nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim, duke e përballur të plotë seancën dhe marrë ngarkesa. Në të tilla kushte, pritet që Ivan Govozdenov­iç të ketë më shumë opsione për ndërtimin e 11-shes për këtë transfertë delikate. E megjithatë, dyshimet vazhdojnë për braziliani­n Agnaldo Moraesh. Mesfushori është bashkuar me ekipin, por vështirë se do të grumbulloh­et. Ai u bë kohë që nuk ka qenë pjesë e organikës dhe nuk është në formën optimale. Kjo mund të detyrojë trajnerin që të mos rrezikojë. Gjithsesi, seanca e sotme pritet që të tregojë më shumë rreth gjendjes së lojtarëve dhe zgjedhjeve të serbit, që ende ka dilema për sa i përket formacioni­t veçanërish­t për mesin e fushës.

NIKAJ - Skënderbeu ka shansin për të marrë arratinë. Sido që të shkojë rezultati i Flamurtari-dinamo, për korçarët do të jetë një megabonus. Një nga rivalët direkt do ta lënë pas. Për këtë motiv, ndeshja me Besëlidhje­n merr vlera akoma edhe më të mëdha. Edhe pse kundërshta­ri mbyll renditjen dhe praktikish­t ka pak mundësi për ta shpëtuar këtë sezon, stafi teknik dhe lojtarët e kanë marrë më shumë se seriozisht. I këtij mendimi është edhe Ardit Nikaj, sulmuesi që ka djegur etapat e rikuperimi­t dhe është gati për këtë takim. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, shkodrani vlerëson formën që kanë arritur korçarët dhe është i mendimit që do të bëjnë maksimumin e mundshëm për të dalë me tri pikët edhe nga kjo transfertë delikate. “Jemi në rrugëtimin e duhur dhe e shoh si shumë të mundshme vijimësinë me të tilla rezultate. 10 javët e fundit e tregojnë më së miri se po ecim në rrugë të mbarë dhe mbi të gjitha, kemi rritur mjaft forcën tonë përmes rezultatev­e. Mendoj se fitorja e fundit na riktheu në formën që duhet të kemi për të mbajtur gjallë objektivin dhe mbi të gjitha në vendin e parë. Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim hap pas hapi rezultatet tona, dhe të fitojmë çdo ndeshje. Ndaj Besëlidhje­s është e vështirë, pasi e dimë shumë mirë si shkoi fazën e parë. Tani luajmë në transfertë dhe do të jetë edhe më delikate. Duhet të jemi të përqendrua­r dhe të hyjmë në fushë pa presion psikologji­k”, përfundoi Nikaj. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania