Panorama Sport (Albania)

Saki: Vetëm Napoli gati për Europën, Interi dhe Milani jo

“Pioli punon mirë, Inzagi inferior prej kolektivit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ish-trajneri skanon shanset e italianeve në Champions

Tri ekipe në çerekfi nalet e Championsi­t, Italisë i mungonin prej 17 vjetësh. Sipas Arrigo Sakit, momenti për të avancuar duket i duhuri pavarësish­t se Interi dhe Milani, ndryshe nga Napoli, nuk e bindin. Çdo shpjegim deri në detaje nga ana e ish-trajnerit ofrohet në intervistë­n e mëposhtme.

A është e dukshme dora e Spaletit në procesin e zhvillimi të Napolit?

Do të thosha po, duke qenë se lojtarë të rëndësishë­m si Mertens, Insinje dhe Kulibali u shitën në verë dhe të gjithë besonin se Napoli ishte dobësuar. Në vend të kësaj ndodhi e kundërta, sepse Spaleti fokusohet te loja, te motivimet e forta, te shpirti i ekipit.

Çfarë mendoni për Piolin dhe Milanin e tij?

Ishte një strateg sezonin e kaluar, kur fitoi një titull që askush nuk e imagjinont­e të mundur. Pas triumfit ka hasur disa vështirësi edhe për shkak se cilësia e individëve që ka në ekip nuk është e madhe. Në Champions, megjithatë, ai bëri dy paraqitje të shkëlqyera kundër Totenhemit.

Atëherë, optimizëm për të ardhmen?

Po, sepse kuqezinjtë janë në rrugën e duhur dhe, sepse, Pioli ka mundur të rikthejë në drejtimin e duhur një situatë aspak të lehtë. Sigurisht, ndonjëherë ekipi duhet të jetë më kompakt, por mendoj se do të përmirësoh­et me kalimin

e kohës. Në Londër Milani tregoi personalit­et të fortë.

Edhe Interi u kualifikua­r pa pësuar gol ndaj Portos.

Po, por vuajti. Dhe jo pak. Si do të ishin gjykimet për zikaltrit sot nëse nuk do të kishte pritjet e Onanës dhe ato spastrime mbi vijën fatale?

Inzagi është një trajner i mirë, që mbështetet në taktika, dhe për rrjedhojë tek individët. Interi ka vlera individual­e që janë dukshëm më të larta se ato të Napolit dhe Milanit, por vlera kolektive i bën ata inferiorë. Mendoj se mund të bëjë më shumë.

Sigurisht, megjithatë, Inzagi i studion kundërshta­rët dhe gjen mënyrën për t’i mposhtur apo jo?

Pjesërisht po. Por unë do të doja që ai të ishte më i guximshëm, e sikur të mos vendoste gjithmonë një lojtar më shumë në mbrojtje, duke dobësuar

mesfushën dhe duke mos lejuar veprimin e presionit rival. Lojtarët i ka e fundja kush mund t’i lejojë vetes të ketë në stol lojtarë si Brozoviç apo Lukaku? Por tani nevojitet një lojë më sulmuese. Inzagi është i zoti, ndaj jam duke pritur për hovin e tij në cilësi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania