Lilaj: E kalojmë Flamurtarin
“Ka ardhur koha të tregojmë fytyrën e vërtetë. Kundërshtari ka cilësi dhe sidomos në sulm”
DINAMO/ Kanë një “tabu” për të thyer me rivalët direkt, mesfushori: Kemi potencial
Dinamo, me “sytë” nga infermieria. Patrik Bardhi, Erisildo Smaçi, Redon Danaj dhe Amarildo Gjoni janë të dëmtuar dhe mjekët po bëjnë çmos për të rikuperuar ndonjë para Flamurtarit. Shanse ka për dy të fundit, megjithatë seanca e sotme dhe e nesërmja do të jenë vendimtare. Edhe pse e dinë që i pret “malorja” në Vlorë, blutë po punojnë që të hënën të jenë gati fizikisht, teknikisht dhe psikologjisht. Për kryeqytetasit është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për të fituar terren në renditje, por edhe për të shlyer gabimin fatal që bënë kundër Apolonisë. Detyra e parë e 18 herë kampionëve është: të shmangin humbjen. Duke marrë në konsideratë faktorin fushë dhe luftën që po bëhen për dy vende në elitë, llogaritë po bëhen për dy rezultatet. LLOGARITË
E LILAJT
Përpara ndeshjes me Flamurtarin ka folur për “Panorama Sport” mesfushori Sabien Lilaj. Një nga lojtarët më
me eksperiencë në radhët e bluve, e njeh mirë fushën ku do të luhet sfida e radhës. Korçari beson te një reagim pozitiv të Dinamos, nëse skuadra bën lojën e saj dhe nuk e humb përqendrimin. “Është një ndeshje rivalësh dhe nuk ka dyshim që është shumë e vështirë. Kemi përballë një ekip me pretendime dhe me kualitet, sidomos në pjesën e sulmit. Por kjo nuk do të thotë se është një ndeshje e pakalueshme, sepse Dinamo ka të njëjtat pretendime dhe po ashtu ka cilësi në skuadër. Kam bindjen se nëse dalim në lojën tonë, do të marrim rezultat pozitiv në Vlorë. Do të hyjmë në fushë për fitore, për të treguar fytyrën e vërtetë të Dinamos. Siç e thashë, kundërshtari meriton respekt, por as nuk duhet nënvlerësuar dhe as nuk duhet mbivlerësuar. Mendoj se kemi potencial për të kaluar edhe Flamurtarin në fushën e tij. Është e qartë se duhet të gabojmë sa më pak jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjitha ato që kanë mbetur. Do të mundohemi të bëjmë lojën tonë dhe kam besim se do ta kalojmë me sukses këtë transfertë. Tani le t’ia lëmë fushës që flasë më mirë”, përfundoi 34-vjçari. Me ardhjen e trajnerit Dritan Mehmeti, mesfushori është rikthyer titullar. Me eksperiencën e tij të gjatë pritet që korçari, bashkë me lojtarë të tjerë si Imami dhe Daja, ta ndihmojnë skuadrën për të arritur objektivin e kthimit në Superiore.
RIVALËT,
NJË “TABU” Dinamo ka një “tabu” për të thyer. Deri më tani nuk ka mundur të fitojë asnjë nga ndeshjet e saj me rivalët direkt. Rezultatet, të cilat sigurisht që kanë ndikuar në renditjen aktuale të Kategorisë së Parë. Me Flamurtarin fazën e parë u mund 1-5 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa me Skënderbeun ka regjistruar 2 barazime, 00 në Korçë dhe 1—1 në kryeqytet. Me Korabin e vendit të katërt blutë kanë barazuar 2-2 fazën e parë në Peshkopi dhe do të ndeshen në Tiranë pas transfertës me Flamurtarin. Ndeshja e së hënës ndaj vlonjatëve është një mundësi për ta thyer tersin dhe treguar forcën e vërtetë.