Siti-bajern, një finale e parakohshme
- Mançester Siti është përballur 6 herë me Bajernin e Mynihut në Champions dhe ka fituar tri ndeshje e humbur 3.
- Përballja e parë mes Sitit dhe Bajernit ishte në fazën e grupeve në sezonin 2011-‘12, ku “Qytetarët” humbën 2-0 në Gjermani, përpara se të fitonin 2-0 në ndeshjen e kthimit.
- Në sezonin 2013-‘14, ato u përballën sërish në fazën e grupeve, me Bajernin, i cili atëherë drejtohej nga Guardiola që fitonte 3-1 në “Etihad”, ndërsa Siti triumfonte 3-2 në “Allianz”.
- Në sezonin 2014-‘15 Siti dhe Bajerni u shortuan sërish në fazën e grupeve për herë të tretë në tri vite. Gjermanët e Guardiolës fituan ndeshjen e parë të grupit 1-0, por anglezët fituan atë të kthimit 3-2 falë tripletës së Serxho Agueros.
- Leroi Sane do të rikthehet në Mançester për herë të parë pas largimit nga “Etihad” në vitin 2020. Rikthim do të jetë edhe për Zhoao Kanselon. Mbrojtësi portugez i Mançester Sitit u huazua te Bajerni i Mynihut në merkaton e janarit. - Këtë sezon Siti e mbylli fazën e grupeve pa humbur asnjë nga 6 ndeshjet e saj kundër Borusias së Dortmundit, Seviljes dhe Kopenhagenit.
- Blutë eliminuan Lajpcigun në 1/8-at. Pas barazimit 11 në “Red Bull Arena”, Haland shënoi pesë gola në fitoren 7-0 të “Qytetarëve”, e cila barazoi suksesin më të thellë të tyre në Europë.
- Siti ka shënuar 22 gola këtë sezon në Champions (pësuar vetëm 3), 10 prej të cilëve mbajnë firmën e Erling Halandit, golashënuesit më të mirë. - Bajerni mundi Interin, Barcelonën dhe Viktoria Plzenin në grup, duke i fituar të gjashta ndeshjet dhe shënuar 18 gola. Në 1/8at mundën me lehtësinë më të madhe PSG-NË.