Panorama Sport (Albania)

Partizani e bën festë, “poker” ndaj Kastriotit

Shënojnë tre sulmuesit titullarë, gol fantastik i Matondos

- DENIS LALA

Të kuqtë mposhtin me shifrat 4-1 krutanët, i marrin kreun Tiranës

Partizani kthehet te fi torja në kampionat dhe rimerr kreun pas barazimit të Tiranës. Të kuqtë mposhtën lehtësisht Kastriotin me shifrat 4-1 në stadiumin e kuq, pas një ndeshjeje të interpretu­ar shumë mirë nga ana e skuadrës së Kolelës. Cara, Matondo, Selmani dhe Mba shënuan për të kuqtë, ndërkohë që Mihana realizoi për krutanët, të cilët vijojnë “të zhytur” në vendin e fundit të renditjes.

PJESA E PARË – Ndeshja nis me Partizanin, që qarkullon topin dhe tenton të gjejë të çara, por Kastrioti është gjithashtu produktiv në disa dalje, duke mobilizuar mbrojtjen e kuqe. Rasti i parë për t’u shënuar i ndeshjes regjistroh­et në minutën e 10të, kur Hasani tenton me një roveshatë, por topi rroket te Preka e më pas Rexhepi e grushton. Në minutën e 15-të Kastrioti rrezikon sërish, këtë herë me Mihanën, që gjuan befasisht nga rreth 17 metra, por Rexhepi i thotë sërish “jo”. Më pas gradualish­t Partizani merr fushën në dorëzim. Pas disa sulmesh jo me rrezikshmë­rinë e duhur vjen edhe goli për të kuqtë. Rrapaj godet nga jashtë zonës pa shumë pretendime, por Sali nuk e kontrollon si duhet dhe thjesht devijon. Cara përfiton dhe tund rrjetën në portën e boshatisur. Goli i dytë nuk vonon. Në të 40-ën Rrapaj tenton me një “predhë” nga distanca dhe Sali devijon mbi traversë. Në zhvillimet e këndores shënohet goli i javës. Pasi topi del nga zona, shkon te Matondo, që nis një predhë të fuqishme dhe shkund rrjetën, duke realizuar një gol fantastik. Kur u duk se Partizani siguroi gjithçka, Kastrioti ngushtoi shifrat. Hadroj dhe Preka nuk arrijnë të bllokojnë Karakaçin, i cili zhbllokohe­t dhe shërben për Mihanën. Sulmuesi godet menjëherë portën dhe mposht Rexhepin, si dhe Sotën. Vetëm një minutë më vonë, Rrapaj ka një rast të artë, duke depërtuar shumë bukur mes kundërshta­rëve, por Sali bën mrekullinë dhe pret goditjen e vlonjatit. Në minutën e dytë shtesë vjen edhe goli i qetësisë për të kuqtë. Cara bën gjithçka mirë nga e majta dhe kroson për Selmanin, që tund lehtësisht me kokë rrjetën pak centimetra nga porta.

PJESA E DYTË – Ky fraksion është ndjeshëm më i qetë. Kastrioti nuk ka forcën e duhur për të sulmuar, ndërsa Partizani menaxhon. Pas minutash të qeta nën “sundimin” e të kuqve, Partizani gjen edhe golin e katërt, me Mba, që bën gjithçka mirë. Nigeriani merr një vertikaliz­im nga Matondo, fiton duelin me kundërshta­rin në mesfushë dhe finalizon si duhet një sprint duke fiksuar shifrat në 4-1. Pas golit të katërt edhe Kastrioti e ul ritmin, Partizani bën disa zëvendësim­e dhe të dyja skuadrat mendojnë në kursimin e energjive. Përtej disa përpjekjev­e, nuk ka asgjë për të shënuar dhe Partizani fiton me “poker”, duke kapur Tiranën në krye të klasifikim­it.

 ?? ?? Partizani duke festuar një nga golat me tifozët FOTO: FK PARTIZANI
Partizani duke festuar një nga golat me tifozët FOTO: FK PARTIZANI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania