Panorama Sport (Albania)

Kthehen ultrasit, fëmijët “çmendin” Remi Selmanin

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme mes Partizanit dhe Kastriotit në stadiumin e kuq, e fituar 4-1 nga vendësit. *Drejtori i përgjithsh­ëm i klubit, Olsi Rama, u jep dorën të gjithë futbollist­ëve në momentin kur hyjnë në dhomat e zhveshjes për të bërë përgatitje­t e fundit.

*Ndryshe nga ndeshja me Vllazninë në Kupë, “Ultras Guerrils” janë rikthyer dhe kanë mbështetur ekipin gjatë gjithë ndeshjes. Ata shpalosën banerin e tyre të zakonshëm.

*Vajzat e skuadrës së basketboll­it të Partizanit, që u shpallën fituese të Ligës Unike, bashkë me trofeun, përshëndes­in tifozët e pranishëm në stadium dhe marrin mbështetje­n e tyre të ngrohtë. *Stojanoviç rrezikon të dëmtohet në minutën e dhjetë. Teksa mundohet të mbajë topin në lojë, ai përplaset me poltronën metalike të improvizua­r për kamerat. Fatmirësis­ht pa pasoja për mbrojtësin. *Dhjetëra tifozë preferojnë të mos paguajnë një biletë dhe e shohin ndeshjen nga pas portës, në anën e parkingut. *Valentino Murataj mban për herë të parë shiritin e kapitenit të Partizanit, pasi në këtë ndeshje mungojnë Telushi dhe Hoxha. *Kolela urdhëron që Mensah të bëhet gati për lojë. Ganezi e merr nxehjen me qetësi dhe italiani bërtet nga pankina se nuk ka kohë dhe duhet të nxitojë.

*Mensah aktivizohe­t në vend të Selmanit. Viktor da Silva lë për një moment nxehjen dhe shkon të përqafojë dhe përgëzojë tetovarin pas golit të parë të shënuar.

*Sota largon një top aq fort, sa e shqelmon mbi tribunën kryesore dhe topi ngec në pjesën e mbulesës së stadiumit. Një nga punëtorët ngjitet lart dhe e rikthen në fushë.

*”Forca, dhe merri bluzën Levës”, dëgjohet t’i thotë Kolela, Hadrojt, i cili është grumbullua­r nga Kombëtarja për ndeshjen ndaj Polonisë. *Dhjetëra tifozë të vegjël vërshojnë drejt Selmanit për t’i marrë fanellën në fund të ndeshjes. Sulmuesi mezi arrin t’u shpëtojë dhe futet me nxitim në autobus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania