Panorama Sport (Albania)

Kaos në Rrogozhinë, goditet gjyqtari i katërt

-

Një turp! Kështu mund të quhet ajo që ka ndodhur në minutën e 64-t në Egnatia-teuta. Duke u shprehur tërë respektin tifozëve rrogozhina­s, dje sjellja e tyre i kapërceu të gjitha limitet. Me sjellje etike të panevojshm­e e mbi të gjitha duke hedhur sende në fushë. Ndërprerja dje nga minuta e 64-79 e ndeshjes, qe një "padi" konkrete për të mos u miratuar kurrsesi ajo që ndodhi. Çdo kontestim e "padrejtësi", sipas tifozëve, që iu bë në fushë Egnatias nga një gjykim me tendencë kundër ekipit rrogozhina­s, prapaskena nuk mund të shkojë në të kundërt të mbarëvajtj­es së garës, rregullit e disiplinës sportive.

NGJARJA - Ndeshja ndërpritet nga protestat e tifozëve. U dha një pozicion jashtë loje i dyshimtë, sipas tifozëve. Lojtarët i kërkojnë ta shohë në VAR ndërprerje­n e aksionit me protagonis­t Redi Kasën që po shkonte drejt portës për të shënuar. Por kryesori Ferataj s'e bën këtë gjë. Goditet gjyqtari i katërt, Dorjan Maletaj, dhe hidhen shumë sende në fushë. Tensioni u rrit edhe me shumë. Loja ndërpritet për 15 minuta. Burime të gazetës bëjnë me dije se gjyqtari Maletaj ka humbur ndjenjat në dhomat e zhveshjeve. U desh ndërhyrja e delegatit dhe vëzhguesit, të cilët thirrën arbitrin që loja të rifillonte.

PJESA E PARË - Pas një studimi të gjatë për afro 15 minuta, harkimi i Karabecit për Grudën ishte sinjali i parë që miqtë duket se nuk kishin ardhur si "vizitorë" të rastit. Egnatia ndërmerr shpejt masat e veta për të sulmuar e rrezikuar. E djathta potente që lëshon Paulauskas në të 23-ën grushtohet nga Qirko. Një minutë pas saj është Malota pas topit të ardhur nga këndorja nga 12-13 metra largësi godet bukur me kokë, topi kalon fare pak ngjitur me traun e sipërm të portës së Qirkos- Kaq ka mjaftuar që aksioni i quajtur "e treta, e vërteta" të kishte me vete golin, më saktë eurogolin e Redi Kasës. Ai galopon me një sprint të shkëlqyer që e nis nga mesi i fushës dhe aty te vija e 16 metrave e mbyll me një goditje të përsosur që shkon në rrjetën e miqve. 1-0. Shpërthen entuziazmi dhe festa e vendësve. Në të 38-ën, Karabeci për Teutën, pasi ka parë daljen e portierit Puja, kërkon të shënojë nga një goditje dënimi e largët dhe e prirët me portën. Më tej... vjen barazimi. Me shumë intuitë Gruda shmang Malotën, merr

një pozicion të mirë goditjeje brenda zonës, edhe pse pak prirët. Gjuajtja e tij prehet në cepin e rrjetës së poshtme të portës së Egnatias. Drejt dhomave të zhveshjes shkohet në paqe.

PJESA E DYTË - Teuta me Grudën në të 46-ën që harkon

rrezikshëm kërkon të shënojë, por Puja pret. Xhekson, pas një minute, harkon nga goditja e këndit për Paulauskas, që me kokë sa e çon sferën në rrjetë. Në të 64-ën ndodh çudia. Kasa depërton drejt zonës, por pozicioni vlerësohet jashtë loje. Protestat e tifozëve vendës nuk

kanë të ndalur. Sharje, ofeza në kor, sende që hidhen dhe me këtë tejkalim të vetëpërmba­jtjes së tyre nuk sjell ndikim as ndërhyrja për t'i qetësuar, që bëjnë lojtarët Malota e Puja apo zëvendëstr­ajneri Thartori. Minutat kalojnë dhe delegati Shera e vëzhguesi Cekaj thërrasin

arbitrin, ndërsa gjyqtari i katërt është goditur dhe ka kaluar gjendje të fikëti. U vendos që loja të rifillojë pas 15 minutave. Pasi loja rifillon Paulauskas me kokë ka rastin më të mirë që ta dërgojë topin në rrjetë, por goditja del pak mbi traun e sipërm. Edhe Malota në të 90ën

me kokë kërkoi të shënonte, por portieri Qirko grushton. Është Qirko në 90+1' që grushton një gjuajtje spektakola­re të Duamenës. Menjëherë pas kësaj goditjeje në depërtimin e tij Gruda brenda zonës së Egnatias fiton një 11-m që për fat nuk u kontestua nga tifozët.

 ?? ?? Pamje e djeshme e tribunës qëndrore në stadiumin “Arena Egnatia”
Pamje e djeshme e tribunës qëndrore në stadiumin “Arena Egnatia”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania