Panorama Sport (Albania)

Martini: Na shpëtoi fitorja nga duart

-

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar pas barazimit 1-1 ndaj Egnatias se skuadra e tij do të kërkonte Europën, jo vetëm nga Kupa, por edhe nga kampionati. Në një prononcim ai tha se skuadra e tij do të kërkojë sërish pikët e plota.

REZULTATI - "Në fund të ditës është rezultat i mirë të mos mundesh. Është mirë se jemi duke iu vënë pas ekipeve që kemi para, nuk largohemi prej tyre. Kishim ardhur të fitonim, mendoj që bëmë një lojë të mirë. Egnatia me dy sulmuesit na vuri në vështirësi, por qarkulluam topin, kishim raste, u zumë në mënyrë të pafalshme me kundërsulm. Ia dolëm të shënonim e mund të shënonim edhe me penallti, por kështu e ka futbolli".

BARAZIMI - "Fakti është që në 14 ndeshje kemi humbur vetëm 2, ekipet po mundohen të bëjnë lojën e vet, kemi qenë superiorë, i kemi marrë pikë nga e para te e fundit. U thashë djemve që të shohin se kush janë se kanë rrahur çdo ekip, nga ndeshja në ndeshje do ta kërkojmë Europën edhe nga kampionati. Është e vërtetë që nuk kemi fituar, u bënë tri barazime në tri ndeshje. Ndeshjet kanë qenë të mira, përveç Kastriotit, ku nuk ishim në nivele ku kërkonim. Edhe me Vllazninë, edhe dje mendoj që luajtëm mirë, por fati është pjesë e rëndësishm­e e lojës. Tri ndeshje pa fitore janë shumë, por duhet të shohim gotën gjysmëplot, se Vllaznia e Egnatia nuk ia kanë arritur të na mposhtin".

JAZXHI - "Ka potencial, për momentin them që është ndër qendërmbro­jtësit më të mirë në Shqipëri. Nuk është çudi, është lojtar i mirë, por edhe trajneri është i ri dhe do kohë të shohë, t'i ndjekë, është alternativ­ë. Por ai duhet të punojë me shumë këmbëngulj­e, është i ri. Kohën e ka para, mjafton të stërvitet mirë se Kombëtaren aty e ka, mund ta kapë. Unë do të thosha që edhe pse Kallaku nuk ishte në ditën më të mirë se humbi penallti, por mënyra se si stërvitet e në ndeshje, do të jetë afër në atë rrugë. Mjafton të punojë se dyert hapen patjetër".

QIRKO - "Tre po i japim ne, tre Vllaznia, tre Tirana dhe ata që janë jashtë të mos vijnë fare se i kemi këtu".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania