Panorama Sport (Albania)

Barazim për “infarkt”, Kukësi i prish festën Erzenit

Spektakël i shijakasve, por skuadra e Hallaçit nuk dorëzohet

-

Kukësi i prish festën Erzenit Një ndeshje emocionues­e që i pati të gjitha: Gola, shtylla, raste pafund, VAR dhe penallti të humbura. Kjo ishte pasqyra e sfidës që u luajt të shtunën në Durrës ndërmjet Erzenit dhe Kukësit, e përfunduar me rezultatin 11. Gabriel Barbosa i përgjigjet Ilirid Ademit për ditëlindje duke i hequr nga duart 3 pikët Erzenit në minutat e fundit. Erzenit nuk i ndahen barazimet, por mbetet një kundërshta­r i pamposhtur, teksa kuksianët i kënaq dhe një pikë në një transfertë mjaft të vështirë. Nëse në

pjesën e parë të sezonit Erzeni shënonte në frymën e fundit, tani po i kthehet në “boomerang” kjo gjë, pasi për të disatën ndeshje ka vuajtur shumë në minutat e fundit dhe e ka pësuar. Vlen këtu të përmendim faktin që ekipi i drejtuar nga Kapllani prodhon

një volum të madh loje me mjaft raste para portës kundërshta­re, por pa konkretizu­ar si duhet.

GOLAT

Një pjesë e parë e dominuar tërësisht nga shijakasit që gjejnë golin e avantazhit shpejt me asin e tyre të

krahut, Ilir Ademin. Djaloshi nga Gostivari pati dhe dy mundësi të tjera të arta, teksa u ndal vetëm nga traversa. Nga ana tjetër Kukësi zgjohet nga zëvendësim­et. Duket se trajneri Hallaçi e lexoi mjaft mirë lojën duke pasur rritje në pjesën e dytë dhe

duke u shfaqur rrezikshëm në minutat e fundit, teksa Barbosa i sapofutur shënon si një përforcim efikas ne repartin ofensiv, duke i dhënë barazimin ekipit të Kukësit. Asisti fantastik i Hasajt, bëri që braziliani të futej bukur mes dy mbrojtësve dhe të shënonte.

Të dyja skuadrat ëndërrojnë zonën europiane dhe për fatin e tyre Vllaznia u mund, ndërsa Teuta ndali Egnatian duke e lënë gjithçka të hapur, pavarësish­t se ekziston edhe rreziku i rënies për shkak të diferencav­e të pakta edhe me ndjekëset. R.FAJA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania