Panorama Sport (Albania)

Orges Shehi: Tiranë me dy fytyra, po improvizoj­më në sulm

- ERJON SALIU

Sipas trajnerit të Tiranës, Orges Shehi, skuadra bëri një lojë me "dy fytyra" në Ballsh, pasi kishte mundësi që të pësonte gola, sidomos në pjesën e parë kur bëri një lojë për t'u harruar.

TAKIMI

"Ne bëmë ndeshje me dy tablo. Pjesa e parë është për t'u harruar dhe meritonim të pësonim ndonjë gol për mënyrën se si u vendosëm dhe i dhamë mundësinë të na rrezikonin. Ndërsa pjesa e dytë ishte plotësisht në kontrollin tonë, edhe për disa lëvizje që kryem. Pësuam gol me goditje standarde, por pastaj ushtruam presion me çdo mënyrë, arritëm të shënonim e kishim raste. Por i tillë është futbolli, me atë që dhamë në pjesën e parë dhe të dytën, nuk korrespond­ojnë me njëra-tjetrën".

REAGIMI

"Në pjesën e parë me aq dobët sa po luanim e kaq sa ishim, mund të ndëshkohes­him dhe do ta meritonim. Në pjesën e dytë të vjen keq që ndodh në goditje standarde, me shpinë, duhej të ishim të kujdesshëm. Kur ndëshkohes­h është e vështirë, por skuadra reagon dhe është prezente. Na vjen keq që pësojmë e kalojmë në disavantaz­h, por çunat reagojnë. Pjesa e dytë është ajo që duhet të kuptojmë që me një ndërhyrje mund të luajmë në këtë mënyrë".

JAVËT

"Nuk ka arsye të mërzitemi dhe qajmë çfarë ndodhi, se 10 javë janë. Duhet të përmirësoh­emi në detaje që të mos pësojmë gola të lehtë. Me këtë kontingjen­t që kemi, pa Patrikun, shpresojmë që të na vijë në formë Kristali, por duhet të fillojmë të luajmë që nga poshtë. Nëse nuk e bëjmë, kemi vështirësi si në pjesën e parë me dy qendrat tona. Kështu u bë top i gjatë ne dhe kundërshta­ri, duke nxjerrë jashtë loje dy mesfushorë­t. Me kontakt me topin marrim më shumë hapësira".

SULMI

"Florenti është lojtari ynë kryesor, kishim Xhixhën golashënue­s, fati ynë i keq i dëmtimeve. Kemi Nikqin dhe kemi improvizua­r me Haxhiun në sulm. Florenti po bën mirë, shpresoj të kthehet në formën më të mirë Abazaj, që të jetë gjithmonë ndihmë se duhet të shënojmë dhe jo vetëm Florenti", tha Shehi pas sfidës me Bylisin.

 ?? ?? Çast nga ndeshja në Ballsh
Çast nga ndeshja në Ballsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania