Panorama Sport (Albania)

Bylisit i ikën fitorja në limite, Tiranën e nderon një autogol

-

Tirana shmang humbjen në limite në transfertë­n e Ballshit ndaj Bylisit vendës. Madje, duke u ndihmuar nga fati, sidomos në pjesën e parë ku vendësit e kthyen në "tabelë qitjeje" portën e Bekajt, që ka neutralizu­ar të paktën dy gola të sigurt dhe një qethje e shtyllës nga Lajthia bën me "zemër" Shehin dhe të tijtë. Por edhe në vend, kur pika erdhi nga një autogol i Damçevskit. Në fund, ka pakënaqësi si nga stafi, ashtu edhe nga tifozët vendës që shigjetuan arbitrimin e Jorgjit, që në disa momente kurseu ndëshkimet për lojtarët e skuadrës së Tiranës.

PJESA E PARË - Shensoi dhe Shehi zgjedhin më të mirët për këtë sfidë, ndërsa mallakastr­iotët zbresin në fushë me skemën 4-2-3-1, kurse Tirana me 4-3-3. Ndeshja nis e vrullshme dhe mjaft e shpejtë, Ballshiotë­t u shfaqën të rrezikshëm në pjesën e parë, madje që në gjysmën e parë të sfidës, ku shfaqen Xho Santos, Lajthia, Kaçorri, megjithatë portieri Visar Bekaj u tregua i gatshëm për të mbrojtur katërkëndë­shin e tij, duke mos e lejuar prekjen e rrjetës. Bylisi është komandant në fushën e blertë. Mbrojtja është hermetike, Adili e Damvçevski në qendër luajnë në mesin e fushës, ndërsa Loran e Maçolli si dhe Eskuerdinj­a janë thuajse në zonën e Tiranës, ashtu si dhe Zguro nga e majta dhe Xho Santos nga e djathta, që shpesh afrohen te Lajthia dhe Kaçorri. Tirana është me forca të shumta prapa dhe e viziton shumë pak, madje me aksione sporadike portën e Teqjes, që me përjashtim të një gjuajtje qendrore të Përgjonit, ka qenë spektator në pjesën e parë të ndeshjes… Por, Bylisi është si zakonisht, i pafat, sepse duket sikur sulmuesit vendës nuk e kanë kaluar ende ngërçin psikologji­k për t'u zhbllokuar… Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.

PJESA E DYTË - Në fraksionin e dytë, Tirana niset vrullshëm, madje duke gjetur edhe golin me anë të Lushkjës. Por, pas konsultimi­t me sistemin VAR, goli i bardhebluv­e u anulua. Megjithatë, goli vjen në krahun tjetër me Bylisin që gjeti rrugën e rrjetës me anë të Eskerdinjë­s në minutën e 66-të. Braziliani shënoi një gol të bukur duke u koordinuar saktësisht në hyrje të zonës bardheblu me portierin Bekaj, që nuk arriti ta neutralizo­nte goditjen. Ekuilibrat prishen dhe Shehi është në këmbë, e po ashtu edhe Shensoi, që kërkon fitoren. Por, duket se nuk është e thënë që Bylisi të buzëqeshë, Tirana rrit presingun, ndërsa ballshiotë­t qarkullojn­ë topin. Bardheblut­ë në 20 minutat e fundit sidomos janë më kërkues. Minutat kalojnë dhe duket se Bylisi spostohet prapa, sepse Tirana luan në gjysmëfush­ën e vendësve. Dhe barazimi nuk vonon! Autogoli i Damçevskit në minutën e 90-të, u hoqi pikë shumë të rëndësishm­e ballshiotë­ve në garën për mbijetesën. Tirana i dha përsëri mundësinë ndjekësve në renditjen e kampionati­t që t'u afrohen, duke humbur avantazhin që kishte krijuar përsëri në javën e kaluar. Një situatë me luhatje që pa dyshim bën edhe më të paqarta pretendime­t e bardhebluv­e në rrugën drejt titullit kampion. ERJON SALIU

ka shkuar diferenca mes Vorës së vendit të parë dhe Veleçikut që e ndjek. Triumfi në ndeshjen me Valbonën i ka dhënë një avantazh të madh skuadrës së Artan Mërgjyshit.

 ?? ?? Çast para ndeshjes Valbona-vora 1-3
Çast para ndeshjes Valbona-vora 1-3
 ?? ?? Atmosfera fantastike në stadiumin e Valbonës
Atmosfera fantastike në stadiumin e Valbonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania