Panorama Sport (Albania)

Goleadë e Elbasanit, shpërthejn­ë sulmuesit

Kapiteni shpërdoron penallti, Delvina reziston një pjesë

- VLADIMIR MEMA

Dopietë e Lleshit, shënojnë edhe Koçi, Gava dhe Kodhelaj

Elbasani bën detyrën në shtëpi, duke marrë tri pikët ndaj Delvinës dhe ruajtur me fanatizëm vendin e parë në klasifikim. Të besuarit e Gentian Stojkut triumfuan në shifrat 5-1, me një dopietë të Arsen Lleshit në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan nga një gol Koçi, Gava dhe Kodhelaj. Për miqtë, golin e nderit e shënoi Gjeçi në pjesën e parë, që solli edhe barazimin e përkohshëm. Verdheblut­ë e nisin menjëherë me vrull sfidën dhe arrijnë të kalojnë në avantazh në minutën e 15-të, me Lleshin që tregohet i saktë me kokë pas një

këndoreje. Tre minuta më pas, i njëjti lojtar fiton një penallti, të cilën e merr përsipër kapiteni Gava, por portieri mik kupton gjithçka dhe eviton golin. Lojtarët e Delvinës marrin zemër dhe ushtrojnë presion, duke arritur të barazojnë shifrat

me anë të Gjeçit në minutën e 36-të, i cili përfiton nga një krosim nga e djathta në zonë. Ndeshja bëhet interesant­e, me verdheblut­ë që sulmojnë, por nga situata do t’i nxirrte sërish Lleshi, i cili nga një tjetër harkim kërcen si duhet në zonë me kokë dhe rikthen avantazhin në fundin e pjesës së parë. Në shtesë, po ky lojtar në dy raste sheh t’i largohet topi në vijën fatale. Në të dytën, verdheblut­ë shtojnë dozën e presionit dhe arrijnë të shënojnë me anë të Koçit në të 50-ën, i cili gjithashtu me kokë tregohet i saktë brenda zonës. Dy minuta më pas, Lleshi trondit traversën, ndërsa Gava shlyen gabimin e penalltisë, duke i dërguar shifrat në 4-1 në minutën e 56-të. Me një fitore të hipotekuar, verdheblut­ë kanë kohë edhe për golin e pestë, me autor Kodhelajn, duke vulosur shifrat 5-1 për një fitore që vlen kryesimin e kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania