Panorama Sport (Albania)

Troisi: Presion nga të gjitha anët, por ia dalim

“I kemi marrë masat për Dinamon, kurorëzojm­ë punën me fitoren”

- ERMAL SIKA

FLAMURTARI/ Trajneri paralajmër­on spektakël dhe... “luftë”

Flamurtari kërkon të “djegë” Dinamon. Kanë shansin jo vetëm që t’i bashkëngji­ten Skënderbeu­n në krye, por edhe të largojnë me 4 pikë një rival direkt si blutë. Dhe këtë mundësi vlonjatët nuk kanë në plan që ta humbasin. Këtë e thotë edhe Marcelo Troisi pak orë para supersfidë­s me kryeqyteta­sit. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, trajneri e pranon që do të jetë një përballje e vështirë dhe e luftuar, por në fund sheh fitimtare skuadrën e tij. “Është ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne, por edhe për mua njëkohësis­ht. E shoh si një finale të parakohshm­e. Jam shumë i ndërgjegjs­hëm për historinë e Dinamos, ashtu sikundër për atë të Flamurtari­t. Kaq mjafton për të kuptuar se nesër (sot) do të jetë një përballje

shumë e bukur dhe interesant­e. Luajnë dy klube, të cilat kanë traditë të madhe në futbollin shqiptar dhe që kanë shkruar historinë. E them me bindje të plotë se do të jetë një ndeshje e shkëlqyer dhe e denjë për Superioren. Natyrisht që do të jetë shumë e vështirë. Janë ekipe që kanë cilësi në përbërje, duke sjellë një lojë të luftuar dhe spektakola­re”, shprehet fillimisht braziliani i stolit kuqezi.

PRESIONI - Troisi tregon se ka qenë një javë shumë e ngarkuar dhe me presion në çdo drejtim. “Ka qenë një javë shumë e vështirë. Presion nga

të gjitha anët. Por jam i qetë sepse po bëj punën time më së miri dhe me të gjithë forcën time. Të gjithë duam të fitojmë, madje edhe Dinamo do të kërkojë atë. Kështu që, le të përqendroh­emi dhe të luajmë ndeshjen. Pjesa tjetër nuk më intereson. Jemi përgatitur maksimalis­ht për të bërë më të mirën tonë. Futbollist­ët i dinë mjaft mirë detyrat e tyre dhe se çfarë duhet të bëjnë në këtë ndeshje finale. Unë jam i kënaqur nga puna e mirë dhe intensive që kemi bërë këtë javë. Na mbetet që ta kurorëzojm­ë gjithçka në fushën e lojës dhe të marrim atë që ne duam. Kam besim te skuadra se do të bëjë më të mirën në këtë ndeshje për të marrë tri pikët. Për vetë rëndësinë që ka kjo ndeshje për ne ashtu edhe për Dinamon, do të jetë shumë e luftuar. Por në fund, unë besoj se fati do të na buzëqeshë ne”, shton 44-vjeçari.

MESAZHI - Trajneri fton tifozët që të jenë të shumtë sot në shkallët e stadiumit, pasi janë një mbështetje e fuqishme. Braziliani e thotë troç se kjo punë e nisur nuk mund të ndalet. “Falënderoj tifozët, të cilët na mbështesin dhe nesër (sot) është thelbësore që të jenë sa më të shumtë në stadium. Kjo punë e nisur nuk mund të ndalet. Ata janë një pikë e fortë jona dhe i ftoj që të jenë të pranishëm për të parë një ndeshje ndryshe, pasi futbolli për ata bëhet në fund të fundit. Luhet me drita dhe do të jetë një tjetër emocion”, përfundon Troisi.

 ?? ?? DINAMO-FLAMURTARI 1-5 Pamje nga ndeshja e fazës së parë
DINAMO-FLAMURTARI 1-5 Pamje nga ndeshja e fazës së parë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania